Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Mëlçia është përgjegjëse për pastrimin e toksinave dhe të gjitha substancave të tjera të dëmshme që ndodhen në organizëm. Zakoni i keq i të ngrënit, yndyrnat, alkooli, duhani etj janë disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve të mëlçisë dhe pengojnë funksionimin normal të saj.
Ushqimet që e mbajnë mëlçinë të shëndetshme dhe përmirësojnë funksionin e saj janë:
Hudhra: krahas përfitimeve të panumërta që i kemi përmendur edhe në postimet e tjera, hudhra është një pastrues i shkëlqyer i mëlçisë. Ajo është e pasur me selen dhe argeninë. Hudhra pastron enët e gjakut dhe rregullon presionin e gjakut në mëlçi. Hudhra përmban edhe vitamina të rëndësishme si B6 dhe C që bëjnë të mundur detoksifikimin e mëlcisë dhe parandalimin e formimit të qelizave të dëmshme.
Grejpfruti: është i pasur me vitaminë C dhe glutathione, të dy këto elemente ndikojnë në përforcimin e funksionit të mëlcisë.
Përimet jeshile: janë faktori kryesor i të pasurit një mëlçi të shëndetshme. Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në rregullimin e nivelit të metaleve në trup. Brokoli, lulelakra, sallata jeshile, specat etj janë një zgjidhje shumë e mirë.
Avokado: janë të pasur me vitamina C dhe E, me gutathione, elemente të cilat pastrojnë mëlçinë. Avokado çaktivizon lirimin e radikaleve të lira dhe parandalon inflamacionin.
Arrat: janë të pasura me acide yndyrore omega-3, të cilat kontrollojnë dhjamosjen e mëlçisë. Arrat e bëjnë mëlçinë më të shëndetshme, funksionale dhe aktive.
Shafrani i Indisë: nxit rigjenerimin e qelizave të reja të mëlçisë dhe e pastron atë nga toksinat.
Burimi: Real Farmacy


