Mënyrat më të mira natyrale për të zhbllokuar arteiret e bllokuara dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Natyra ka krijuar ushqime dhe erëza të pafundme që ju ndihmojnë të ruani shëndetin e përgjithshëm, të detoksifikoheni dhe të parandaloni sëmundjet. Arteriet e bllokuara mund të shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore duke përfshirë këtu edhe sëmundjet e zemrës.

Ja disa nga ushqimet më të mira që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut:

bllokimi arterieveÇaj jeshil: ky çaj është i pasur me katekinse, të cilat pengojnë absorbimin e kolesterolit gjatë tretjes. Parandaj konsumimi i 1-2 gotave çaj të gjelbër në ditë do të parandalojnë bllokimin e arterieve dhe do të ndihmojnë të rrisi nivelin e lipodeve në gjak. Çaji jeshil stimulon metabolizmin gjithashtu dhe promovojn shëndetin e zemrës.

Shega: përmban phytokimikale që kanë veti antioksiduese dhe parandalojnë dëmtimin e arterieve. Lëngu i tij shkakton prodhimin e oksidit niterik, i cili promovon rrjedhjen e gjakut dhe zhbllokon arteriet.

Shafrani i Indisë: ka veti të fuqishme anti-inflamatore, ai lehtëson inflamacionet në trup, futja e kësaj erëze në dietën e përditshme do të zvogëlojë rrezikun e koagolimit të gjakut.

Avokado: sipas studimeve të fundit, përdorimi i përditshëm i avokados përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak, zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe rrit nivelin e kolesterolit të mirë.

Brokoli: është i pasur me vitaminë K dhe fibra të cilat reduktojnë presionin e lartë të gjakut dhe nivelin e kolesterolit të keq.

Shpargu: është një ushqim shumë i mirë që promovon shëndetin kardiovaskular dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Ai është e pasur me minerale dhe fibra si dhe me vitamina C, B2, B1, K dhe E.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit