Mësoni cilat fruta dhe perime mund të konsumohen me lëkurë

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

fruta 6Shumica prej frutave dhe perimeve që në konsumojmë çdo ditë mund të përdoren bashkë me lëkurën e tyre dhe mund te jenë 2 fish më të shëndetshme. Disa nga frutat dhe perimet që mund të konsumoni pa frikë sëbashku me lëkurën e tyre i gjeni më poshtë!

Kungulli: i pasur me zink, prandaj është i shkëlqyeshëm për thonj dhe lëkurë të shëndoshë. Po ashtu përmbajnë antioksiduesin beta karotinë që mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Po ashtu as farat nuk duhet t’i hidhni pasi janë të pasura me omega 6 dhe me acidet yndyrore që ju mbajnë trurin e shëndoshë. Lëkura duhet të pastrohet mire me ujë të ngrohtë, t’i fusni në furrë për 20 minuta dhe t’i konsumoni.

Patatja: Shumica prej nesh përpiqen ta evitojnë lëkurën e patates pa kuptuar se është tepër e shëndetshme, por shumica prej tyre nuk e dine pse. Ajo është e pasur me hekur, magnez, zink dhe vitamina C.

Ananasi: lëvorja e ananasit mund të duket tepër e ashpër por mund të thuhet se është tepër e shëndetshme, për shkak të vlerave ushqyese që përmbën. Veç vitamines C, ajo ndihmon tretjen dhe mbron stomakun. Në lëkurën e ananasit gjenden dy herë më shumë antioksidues se sa në frut.

Hudhra: Lëkura e hudhrës përmban pesë komponentë të ndryshëm, theksojnë ekspertët japonezë. Njëri nga funksionet më të rëndësishëm është ngadalësimi i plakjes dhe mbrojtja e zemrës.

Burimi: goodmorningcenter / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?