Migrena, sëmundja që ka prekur më shumë se 300 milion njerëz. Ja simptomat e para dhe shkaktarët

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Hulumtimet kanë treguar se më shumë se 300 milion njerëz në mbarë botën vuajnë nga migrena. 6-7% e meshkujve dhe 15-18% e femrave. Migrena mund të shkaktojë të dridhura, djersitje, të vjella, ethe, ndjeshmëri ndaj dritës, erave të ndryshme etj.

migrenaShkaqet e migrenës janë shqyrtuar nga një numër i madh studimesh, por asnjëri prej tyre nuk ka arritur në një konkluzion të plotë. Disa prej shkaqeve që përmenden janë:

Rritja e fluksit të gjakut në tru

Çrregullimi neurologjik i lidhur me aktivitetin e qelizave nervore

Ndryshimet e ndryshme në serotonin kimik të trurit

Shtrëngimet vaskulare në tru etj.

Sipas studimeve të fundit, u konstatua se vitamina B6, B12 dhe acidi folik reduktojnë në mënyrë të dyfishtë migrenën gjatë një periudhe 6 mujore. Kjo do të thotë se nëse konsumoni në sasi të konsiderueshme këto vitamina, ato mund të reduktojnë ndjeshëm dhimbjet e migrenës./ realfarmacy.com

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?