Migrena te fëmijët, faktorët e rrezikut

Përgatiti: Ilma Lamçe

Kur flasim për dhimbjet e kokës, shpesh mendohet se ky është një problem me të cilin përballen vetëm të rriturit. Dhimbja e kokës tek fëmijët është shpesh arsyeja për kontroll apo konsultim tek mjeku padiatër neurolog. Si tek të rriturit edhe tek fëmijët ekzistojnë lloje të ndryshme të dhimbjes së kokës, siç janë dhimbjet e përsëritura të migrenës apo  dhimbjet kronike të përditshme.

Rastet kur duhet të shkoni te mjeku neurolog janë kur:

-dhimbjet e kokës e zgjojnë fëmijën nga gjumi,

-fëmija ka dhimbje koke të shpeshta apo të forta,

-dhimbjet e ndryshojnë personalitetin e fëmijës,

-dhimbjet shoqërohen me temperaturë apo ngrirje të qafës.

Faktorët të cilët ndikojnë në shfaqjen e dhimbjes së kokës janë:

– infeksionet ,të ftohtit, gripi, infeksionet e veshit dhe të sinuseve, si dhe infeksionet e rënda të trurit meningjiti apo temperatura e lartë

-traumat në kokë, edhe traumat e lehta shkaktojnë dhimbje koke, por nëse dhimbja bëhet e fortë, duhet të kryeni kontroll të menjëhershëm

-faktorët emocionalë,stresi, ankthi, depresioni;

-ushqimi dhe pijet, nitratet të cilat janë të pranishme në produktet e sallamrave, si dhe aditivë të tjera në ushqim; kafeina e tepërt, lëngjet e gazuara, çokollata, kafja dhe çaji

Natyrisht, gjatë këtyre kushteve, gjithmonë ekzistojnë edhe simptoma të tjera të rënda – çrregullim vizual, marramendje, çrregullim të koordinimit motorik (të lëvizjes së duarve, këmbëve).

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin