Migrena tek gratë, ja me çfarë sëmundje lidhet!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

migr 5Gratë që vuajnë nga migrena janë më tepër të prirura për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, krahasuar me femrat që nuk vuajnë nga kjo sëmunkde. Këtë e konfirmon një studim i publikuar në 31 maj 2016 në universitetin e  Harvardit.

Në studim morrën pjesë 115.000 gra të moshës 25 deri 42 vjeç për më shumë se dy dekada. Rreth 15% e grave thanë se vuanin nga migrena në fillim të studimit. Në krahasim me gratë që nuk vuanin nga kjo sëmundje, ato kishin rreth 40% më shumë mundësi të prekeshin nga problemet e zemrës dhe 60 % më shuam mundësi të pësonin goditje në tru gjatë periudhës së studimit.

Hulumtuesit llogariten moshën, presionin e lartë të gjakut, përdorimin e hormoneve, si dhe faktorë të tjerë që mund të deformojnë rezultatet.

Edhe studimet e mëhershme kanë hedhur dritë mbi rezultatet e nxjerra prej hulumtuesve së fundmi, por ekspertët nuk kanë zbuluar ndonjë mekanizëm të qartë për të shpjeguar lidhjen mes migrenës dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Fakti nëse dhe strategjitë për parandalimin e migrenës mund të ulin rrezikun e sulmeve në zemër ose në tru është ende i panjohur.

Burimi: health.harvard.edu / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin