Mijëra dollarë për “kurën mrekulli kundër kancerit”! Ja si i mashtronte doktori pacientët

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

“Mjafton të paguash 1200 dollarë dhe je i shëruar nga kanceri.” Kështu i mashtronte “doktori” të sëmurët me kancer, me pretendimin se kishte gjetur “kurën mrekulli” që mund t’i shpëtonte nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.Peter Bodunrin Adenij

Peter Bodunrin Adeniji është arrestuar dhe janë ngritur katër akuza kundër tij: marrje parash me pretekste false, kryerjen e detyrës pa licencë, dhënie të barnave pa licencë dhe pastrim parash.

67-vjeçari u vu nën hetim nga autoritetet e policisë pasi u denoncua nga një nga pacientët. Një detektiv sekret u dërgua muajin e kaluar tek klinika e tij për të blerë atë që  Adeniji e cilësonte si “ilaçi mrekulli”.

Nga bisedat me të akuzuarin, detektivi zbuloi se Adenji i mashtronte njerëzit se ka gjetur kurën kundër kancerit dhe i nxiste që të blejnë “ilaçin mrekulli” të tij, që kushtonte shumë shtrenjtë.

Një shishe nga ky ilaç kushtonte rreth 1200 dollarë. Agjentët e morën ilaçin për ta testuar në laborator dhe zbuluan se ai nuk shëronte asgjë.

Detektivët më pas kontrolluan zyrën dhe shtëpinë e Adeniji, ku gjetën përbërës për të prodhuar mëë shumë ilaçe dhe 17 mijë dollarë.

Zyrtarët e policisë mendojnë se ky nuk është një incident i izoluar, por Adenji mund të ketë pasur pacientë nga e gjithë Amerika.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?