Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen pasi shpërdoroi fondet publike

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Ministrja australiane e Shëndetësisë, Sussan Ley ka dhënë dorëheqjen pasi përdori fondet publike për të blerë një apartament personal. Znj. Ley kishte përdorur paratë e një udhëtimi zyrtar të financuar nga taksapaguesit për të blerë një apartament në  qytetin bregdetar Gold Coast në Australi.

Në letrën e dorëheqjes, z. Ley shkruan se nuk ka thyer asnjë rregull, megjithatë ka vendosur të japë dorëheqjen për të shmangur presionin ndaj qeverisë.

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull pranoi dorëheqjen e znj. Ley këtë të premte. Gjatë viteve të fundit, shumë politikanë australianë janë përfshirë në skandale financiare.

Prandaj, kryeministri australian ka premtuar se do të vendosë një mbikëqyrës privat, bazuar tek sistemi britanik, për të vëzhguar shpenzimet parlamentare.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave