Miratohet ilaçi i ri kundër HIV-it, një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të epidemisë së AIDS!

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar një ilaç të ri premtues për parandalimin e HIV-it, duke hapur një kapitull të ri në përpjekjet globale për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS-it.

Bëhet fjalë për injeksionin antiviral “Yeztugo”, i zhvilluar nga kompania farmaceutike Gilead Sciences, i cili jepet vetëm çdo dy vjet.

Ky injeksion inovativ përmban një substancë që krijon një depo nën lëkurë – zakonisht në zonën e barkut – dhe absorbohet ngadalë nga trupi për të mbrojtur kundër infeksionit me HIV.

“Yeztugo” nuk mbron nga sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme, por konsiderohet një hap i madh drejt parandalimit efektiv të HIV-it në afatgjatë.

Megjithëse miratimi i FDA-së përbën një moment historik, lancimi i gjerë i Yeztugo mund të përballet me vështirësi serioze, përfshirë shkurtimet e propozuara nga administrata e Donald Trump në fondet federale për programet e parandalimit të AIDS-it. Gjithashtu, Gilead nuk ka bërë ende publik çmimin e ilaçit, duke lënë në ajër çështjen e aksesit për pacientët më të rrezikuar.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në vitin 2023 epidemia e AIDS-it ka shkaktuar 1.3 milion infeksione të reja dhe 630,000 vdekje në të gjithë botën.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara, çdo javë raportohen 700 raste të reja të infeksionit me HIV dhe rreth 100 vdekje të lidhura me virusin. “Yeztugo është një armë e re që mund të ndryshojë këto shifra,” tha CEO i Gilead, Daniel O’Day, duke e quajtur miratimin “një hap vendimtar në drejtim të një bote pa HIV/AIDS.”

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?