Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Ka shumë faktorë që çojnë në ardhjen e parakohshme të menstruacioneve tek vajzat. Kërkuesit shkencorë amerikanë kanë zbuluar së fundmi se vajzat që hanë rregullisht mish të kuq iu vjen cikli menstrual para kohe. Shkencëtarët nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetit e Miçiganit kanë zbuluar se vajzat që konsumojnë shpesh mish të kuq iu vijnë periodat pesë muaj më parë se ato që konsumojnë më pak.
Ata zbuluan gjithashtu se vajzat që konsumojnë produkte deti, si peshkun tuna apo sardenjë, iu vijnë periodat më parë se bashkëmoshataret e tyre, të cilat konsumonin njëherë në muaj peshk ose më pak.
Për të dalë në këtë përfundim, shkencëtarët vëzhguan dietën e zakonshme të 456 vajzave të moshës 5-12 vjeç në Bogota të Kolumbisë para se t’u vinte cikli i parë menstrual. Studimi zgjat 6 vjet, dhe gjatë kësaj periudhe ata pyetën të gjithë vajzat pjesëmarrëse kur iu erdhën periodat për herë të parë.
Vajzat konsumonin mish nga më pak se katër herë në javë deri në dy herë në ditë. Ato që konsumuan më shumë mish iu erdhi cikli menstrual në moshën 12 vjeç e 3 muaj, ndërsa vajzat e tjera që konsumuan më pak mish iu erdhën periodat në moshën 12 vjeç e 8 muaj.
Është një ndryshim i rëndësishëm, pasi lidhet me rrezikun e prekjes nga sëmundjet me rritjen e moshës,” tha udhëheqësja e studimit, Erica Jansen.
“Është i rëndësishëm sepse deri tani njihen shumë pak faktorë që ndikojnë në pubertet. Kjo gjetje mund të shpjegojë pse mishi i kuq, kur konsumohet në moshë të njomë, lidhet me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit”.
Puberteti i hershëm sjell edhe shqetësime të tjera në lidhje me shëndetin publik, përfshirë aktivitetin seksual, shtatzëninë mes adoleshenteve dhe përdorimin e alkoolit e duhanit.
Burimi: Health News Line / https://shendeti.com.al/


