Mishi i kuq nxit kancer? Varet si e gatuani

Studime shumëvjecare kanë treguar lidhje të dukshme të konsumit të tepruar të mishit të kuq me shfaqjen e kancerit, sidomos të zorrës së trashë.

mish i kuq 3Kjo për shkak se gjatë gatimit të mishit në temperaturë të lartë proteinat e tij shndërrohen në substanca toksike të cilat nxisin anomali në qelizat tona.

Për të evituar sa më shumë efektet anësore të mishit të kuq mbani mend këto këshilla:
-Mos e piqni mishin në zgarë, direkt mbi prush, në kontakt me flakë apo me tym!
-Mos e skuqni mishin!
-Gatuajeni mishin në tenxhere me vaj ulliri dhe ujë.
-Shoqërojeni gjithmonë gatimin e tij me zarzavate, si: lakrat, preshi, qepet, hudhrat, spinaqi dhe domatet.
-Vendosni erëza, si rozmarina dhe dafina në gatim, gjithashtu! Che në fund të gatimit mund t’i hiqni./Blerina Bombaj, dietologe

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?