Mjekësi ruse: digjni një gjethe dafine në shtëpi, do të ndiheni shumë herë më mirë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Në ditët e sotme për shkak të angazhimeve të shumta është shumë e vështirë të gjeni kohë për veten e për t’u relaksuar. Një nga mënyrat më të mira për t’u çliruar nga stresi apo mërzitë e ditës është të digjni një gjethe dafine. Kjo mënyrë u zbulua nga shkencëtari rus Genadi Malakhov, ku sipas tij kjo mënyrë është përdorur gjerësisht në Aromaterapi dhe në gjethen e dafinës janë gjendur prona të dobishme për lehtësimin e stresit.

gjethe dafineDafina ka një numër të madh përfitimesh shëndetësore. Ajo mban një aromë karakteristike dhe ju sjell përfitime në lëkurë dhe në frymëmarrje. Ajo është e dobishme në relaksimin e muskujve dhe ul tensionin e lartë të gjakut gjithashtu.

Ja çfarë duhet të bëni: merrni një gjethe dafine, ndizeni me anë të një shkrepseje dhe vendoseni në një tavëll duhani. Largohuni nga dhoma për 10 minuta dhe më pas rikthehuni në dhomë. Dafina do ta ketë ndërruar të gjitha atmosferën dhe aromën e dhomës. Uluni në një kolltuk të rehatshëm dhe merrni frymë thellë, stresi do të qëndrojë larg dhe do të relaksoheni në maksimum. Këtë mënyrë mund ta përdorni dhe në banjo, ndërsa jeni duke bërë dush të ngrohtë./ Burimi: The Telegraph

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin