Mjekët asistojnë në vdekjen e 17-vjeçarit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një 17-vjeçar belg ka kryer vetëvrasje të asistuar nga mjekët. Ky është rasti i parë i parë në botë i eutanazisë tek një minoren. Lajmin e ka konfirmuar Wim Distelmans, drejtor i Qendrës për Kontrollin e Eutanazisë.eutanazi_belgjike

Belgjika është i vetmi vend që ka aprovuar ligjin e vdekjes së asistuar për njerëzit e të gjitha moshave.

Ky shtet e ka legalizuar eutanazinë në vitin 2002, dhe dy vite më vonë ndryshoi rregulloren për lejimin e doktorëve të asistonin në vdekjen e minoreneve në kushte të pashpresa mjekësore.

Ai është gjithashtu i vetmi shtet në botë që lejon eutanazinë për minorenet e të gjitha moshave. Në shtetin fqinj të tij, në Holandë, eutanazia lejohet vetëm për fëmijët 12 vjeç e sipër.

Sipas Distelmans, ligji belgë ka rregulla shumë srikte në lidhje me eutanazinë. Minorenët duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe në gjendje të marrin vendime racionale kur kërkojnë vdekje të asistuar. Ata duhet të konsultohen me psikologë ose psikiatrin, ndërkohë që duhet të jepet edhe leja nga prindërit.

Për t’iu nënshtruar eutanazisë, minoreni duhet të jetë në një “gjendje terminale mjekësore me dhimbje të vazhdueshme dhe të padurueshme, që nuk mund të lehtësohen, dhe mund të shkaktojnë vdekje pas një periudhe kohe të shkurtër”, thotë ligji.

Burimi: Reuters / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?