Mjekët i dhanë vetëm dy javë jetë, ja si e luftoi kancerin pacientja

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Nëna e dy fëmijëve mori në korrik të 2014-ës lajmin e trishtë se i kishin mbetur vetëm dy javë jetë, pasi vuante nga kanceri i stomakut.pacientja lufton kancerin Edhe pse kanë kaluar më shumë se 18 muaj, ajo vazhdon të jetë akoma gjallë, dhe këtë mrekulli ajo ia dedikon ushqimeve të shëndetshme që ka ngrënë gjatë kësaj kohe. 37-vjeçarja Natasha Grindley, nga Liverpuli, thotë se heqja dorë nga ushqimet e yndyrshme, dhe zëvendësimi i tyre me ushqime të pasura me vlera ushqyese dhe lëngjet e frutave po e ndihmojnë në luftën kundër kancerit.

Menjëherë pasi mori lajmin e hidhur, ajo nisi një kimioterapi në një klinikë private në Liverpul. Përveç trajtimit, ajo vendosi të gjejë terapi shtesë, duke hequr dorë nga ushqimet me yndyrë dhe sheqernat, dhe duke i zëvendësuar ato me një dietë të pasur me vlera ushqyese.

Brenda pak javësh kanceri filloi të zvogëlohej, dhe kjo falë ndryshimit të mënyrës së jetesës dhe të ngrënit. Pavarësisht këtij rasti, ekspertët paralajmërojnë se nuk ka prova që sëmundja e kancerit mund të shërohet vetëm me dietë ushqimore të pasur, me ushtrime ose terapi alternative, por duhet të kryhet edhe kimioterapia.

Burimi: Daily Mail / http://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit