Dr. Entela Labaj
Sot çdo raport i mirë mjek-pacient është i bazuar në respektin reciprok dhe, mbi besimin që duhet të ketë pacienti te personeli mjekësor. Pacienti nuk duhet të harrojë që mjeku ka nevojë të ketë të qartë se diagnoza e tij do të pranohet dhe recetat e tij do të ndiqen me kujdes. Nëqoftëse pacienti e shikon mjekun si një shpërndarës të thjeshtë barnash, ose raportesh për ditëpushimi, nuk arrin kurrë krijojë një raport të mirë me të.
Të krijosh një raport të mirë kërkon kohë, takt, njohje të vështirësive objektive dhe subjektive; si nga ana e mjekut, ashtu edhe nga ana e pacientit.
Zhvillimi i madh i teknologjisë mjekësore ka krijuar midis të sëmurit dhe mjekut një realitet të ri komunikimi falë një sërë mjetesh dhe procedurash që zgjerojnë mundësitë diagnostike dhe terapeutike, por largojnë psikologjikisht figurën humane të mjekut.
Detyrat
Mjeku i familjes ka një rol të rëndësishëm dhe primar në shëndetësi; prandaj quhet shërbimi parësor. Një mjek familje pasi ekzaminon dhe ekzekuton të gjitha ekzaminimet laboratorike dhe anamnezën, duhet t’i përkushtohet pacientit të tij.
Mjeku i familjes është i përgjithshëm ose i specializuar, i cili në rastin e sësmundjes, njoftohet i pari si person dhe për një kohë shërbimi të gjatë jo vetëm që njeh gjendjen e përgjithshme shëndetësore, por ka dhe për detyrë të vëzhgojë për së afërmi fatin social të pacientit.
Mjeku i familjes ka për detyrë të njohë anën shëndetësore të të gjithë pjesëtarëve të familjes.
Po ashtu, ka për detyrë të ndjekë të gjithë ecurinë e gravidancës te gratë shtatzanë, në bashkëpunim me specialistin përkatës.
Në morinë e detyrave, ai ka përgjegjësinë për të ndjekur nga afër ecurinë e sëmundjeve që prekin moshën e tretë ansianët.
Mjeku i familjes ndjek dhe e ecurinë e fëmijëve të porsalindur, deri në pubertet, në bashkëpunim edhe me mjekët pediatër .
Mjeku i familjes duhet të jetë në gjendje të përcaktojë diagnozën e të gjitha sëmundjeve dhe t’i ndjekë e t’i mjekojë ato vetë.
Mjeku i familjes ka për detyrë që në raste urgjencash, të shkojë të bëjë vizitën mjekësore në shtëpinë e pacientëve.
Po ashtu, ai ka për detyrë të bëjë depistimin e duhur për numrin e banorëve që ai ka marrë pësipër të ndjekë.
Mjeku i familjes është një dieotolog shumë i mirë që të mëson se çfarë është e dobishme në racionin ushqimore dhe çfarë nuk është.
Edhe…
Një mjek familje i mirë duhet të bazohet tek: “Fjala shëron”. Ai gjithashtu është një psikolog shumë i mirë, sepse futet në botën e brendshme të pacientit, jo vetëm nga ana shëndetësore, por edhe nga ajo psikologjike.
Një mjek familje i mirë bëhet një pjesëtar familje shumë i mirë për të gjithë banorët që ai nën kujdestarinë mjekësore.
Në realitet, një mjek familje, përveç njohjes së profesionit të tij, duhet të jetë i gatshëm, lehtësisht i kapshëm dhe të jap besim te pacienti.
Në Europë, ashtu sikur se po vjen dhe në Shqipëri, mjeku i familjes ka një rol të rëndësishëm dhe primar, dhe është kyçi ku pacienti gjen mbështetjen e vet, që në fillim të sëmundjes së tij.
Zhvillimi..
Me futjen e sistemit kompjuterik në Shqipëri, puna e mjekut të familjes do të jetë akoma dhe më e dobishme, më rezultative për pacientët e tij.
Me futjen e aparaturave ekzaminuese dhe laboratorike, si përshembull: Një EKO e thjeshtë abdominale, apo një PAP-test i thjeshtë, e bën më të dobishme punën e mjekut të familjes dhe më rezultative në ecurinë e sëmundjeve të pacientëve të tij. Një mjek i mirë familjeje kërkohet dhe respektohet nga të gjithë. Çdo pacient është i lirë të vendosë për zgjedhjen e mjekut të familjes. Në Europë pacienti shkon të Njësia Sociale Shëndetësore Lokale e zonës dhe zgjedh mjekun përkatës në një listë prezence emrash, me numra telefonash përkatës të të gjithë mjekëve të zonës.


