Mjeku paralajmëron pë rreziqet vdekjeprurëse nga lëpirja e kafshëve

Mjeku ligjor  Dr. Eoghan O’Neill ka paralajmëruar pronarët e kafshëve shtëpiake, që të kenë kujdes nga rreziqet vdekjeprurëse të lëpirjes, pasi një 49-vjeçar baba i dy fëmijëve humbi jetën nga një infeksion i pështymës së qenit të tij.

Craig Jones, nga Dublini, u gjet  pa ndjnja nga bashkëshortja, pasi qeni lëpiu një plagë të hapur në këmbën e tij. Ai u dërgua me urgjencë në spital ku mjekët e trajtuan për sepsë, një reagim kërcënues për jetën e sistemit imunitar ndaj një infeksioni. Megjithatë, ai nuk iu përgjigj trajtimit dhe, pasi pësoi gjashtë arreste kardiake, ai humbi jetën.

Testet e mëtejshme zbuluan se infeksioni i mundshëm që shkaktoi reagimin vdekjeprurës ishte ai që zakonisht gjendet në gojën e qenve. Z. Jones vuante nga psoriasis i rëndë, një gjendje e lëkurës afatgjatë, ku sistemi imunitar i trupit sulmon gabimisht qelizat e shëndetshme të lëkurës.

Dyshohet se patogjeni vdekjeprurës hyri në gjakun e Jones, pasi gjuha e qenit të tij ra në kontakt me një plagë të hapur psoriasis.

Mikrobiologu konsulent në Spitalin Connolly, Dr Eoghan O’Neill, tha se virusi mund të infektojë njerëzit në raste ‘jashtëzakonisht të rralla’. Por kur kjo ndodh, mund të jetë fatale.

Capnocytophaga canimorsus është një bakter, që dihet se bartet nga kafshët dhe është i rrezikshëm për njerëzit. Jones ishte edhe pa shpretkë, një organ që ndihmon në largimin e patogjenëve në gjak, që e kishte hequr kur ishte 24 vjeç.

Mjekët bëjnë thirrje që personat që mbajnë kashë shtëpiake, duhet të mbajnë një higjenë të mirë, dhe të jenë të kujdesshëm veçanërisht, nëse kanë gërvishtje, prerje, apo plagë në lëkurë.

Shumica e njerëzve të shëndetshëm të infektuar me baktere ka të ngjarë të shërohen plotësisht me antibiotikë, por konsiderohet e rrezikshme për pacientët me sistem imunitar të komprometuar.

 

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës