Modelja kanadeze humbet 95% të nofullës së saj nga kanceri, rifillon modelimin

Elizaveta Bulokhova është emri i modeles 25-vjeçare, e cila ishte në kulmin e një karriere të suksesshme kur u diagnostifikua me osteosakromë, një kancer intensiv që gërryen kockën.

ElizavetaaaElizaveta ishte 4-muajshe shtatzënë kur vuri re një inflamacion në nofullën e djathtë, dhimbjet e së cilës u bënë gjithnjë e më të dhimbshme.

elizaveta bulokhova

Ajo u detyrua t’i nënshtrohej disa operacioneve intensive në vitin 2014 dhe hoqi 95% të nofullës së saj. Kirurgjia e parë zgjati 16 orë dhe u pasua nga operacione të tjera të njëpasnjëshme.

elizaveta bulokhova 1Modelja tregon momentet e tmerrshme që i ndërprenë gëzimin për lindjen e një fëmije. “Kjo ishte dhimbja më e madhe e imja, – shprehet ajo, – dhe jo dhimbjet e operacioneve apo fakti që e ka mbajtur gojën 10 javë mbyllur, duke u ushqyer nga tubat që i kisha kudo nëpër trup”.

elizaveta bulokhova 1Pavarësisht sëmundjes, Elizaveta nuk pranoi ta ndërpriste shtatëzaninë. Përpara se të vazhdonte luftën me tumorin përmes kimioterapive, ajo solli në jetë të birin, Valentinin, 10 javë më shpejt.

elizaveta bulokhovaMegjithëse po i nënshtrohet sërisht kimioterapive të shumta dhe pavarësisht faktit se ajo hoqi 95% të nofullës së saj, modelja i është rikthyer objektivit të aparatit fotografik.

elizaveta bulokhova family

Me flokë të rënë, por me një bukuri të lindur, me dhimbje të shumta, por me një engjëll në krahë, Elizaveta tashmë është forca e familjes së saj dhe e çdo femre që vuan nga e njëjta sëmundje.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet