Mos flini më me gojën hapur! Ja çfarë dëmesh shkakton

gjume

E dinit se të fjeturit me gojën hapur çon në shkatërrimin e dhëmbëve? Sipas një studimi të publikuar në revistën e Rehabilitimit Oral, të fjeturit me gojën hapur ka po aq efekte negative sa të konsumoni një pije të gazuar para gjumit.

Kjo ndodh sepse, duke marrë frymë me gojë, thahet pështyma, e cila vret bakteret që prodhojnë acid. Rritja e acidit gjatë natës çon në shkatërrimin e dhëmbëve. Mungesa e pështymës në gojë çon në formimin e pllakës bakteriale, e cila rrit nivelet e aciditetit deri në 3.6 në shkallën pH. Kjo është e barasvlershme me konsumimin e një pije të gazuar ose një portokalli para gjumit.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Independent

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?