Mos i hidhni farat e shalqirit! Ja si t’i përdorini në dobi të shëndetit tuaj

Me siguri jeni mësuar t’i hidhni farat e shalqirit kur shijoni këtë frut. Megjithatë, farat e shalqirit mund të jenë snack perfekt, sepse kanë pak kalori dhe janë të pasura me lëndë ushqyese.

Nëse merrni parasysh përfitimet e tyre për trupin tonë, farat e shalqirit do të bëhen lehtësisht një nga snack0et tuaja të preferuara.

Magnezi

Një nga shumë lëndët ushqyese të vlefshme që gjenden në farat e shalqirit është magnezi . Magnezi është thelbësor për shumë nga funksionet metabolike të trupit. Është gjithashtu i nevojshëm për ruajtjen e funksionit të nervave dhe muskujve, si dhe për shëndetin imunitar, të zemrës dhe të kockave.

Hekuri

Një grusht fara shalqiri përmban rreth 0.29 mg hekur . Mund të mos duket shumë, por Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Pijeve rekomandon që të rriturit të marrin 18 mg në ditë. Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i hemoglobinës, e cila ndihmon në transportimin e oksigjenit në të gjithë trupin. Ai gjithashtu ndihmon trupin tuaj të shndërrojë kaloritë në energji.

Acid folik

Farat e shalqirit janë të pasura me folat. Folati, i njohur edhe si acid folik ose vitamina B9, është i rëndësishëm për funksionimin e duhur të trurit. Gratë në moshë riprodhuese kanë nevojë edhe më shumë për të, pasi mungesa e folatit është lidhur me disa defekte të lindjes.

Të ulëta në kalori

Një grusht fara shalqiri përmban rreth 22 kalori. Kjo është shumë më pak se një grusht patatina, të cilat kanë rreth 160 kalori, por le të hedhim një vështrim se çfarë përmban një grusht nga secila. Ka rreth 56 fara shalqiri nëse e mbushni dorën, krahasuar me rreth 15 patatina, që është shumë më pak se sa konsumojnë shumica e njerëzve. Pra, jeni padyshim një fitues në të gjitha aspektet.

Për të ngrënë farat e shalqirit, lërini të thahen për 2 deri në 3 ditë dhe pastaj qërojini. Shmangni ngrënien e sipërfaqes së zezë të jashtme.

Postime të ngjashme

5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen