Mos injoroni dhimbjet në këto  pjesë të trupit!

Përgatiti për gazetën “shendet+”: Elena Beta

keto zonaDhimbja është shenjë e zakonshme që tregon se trupi po përjeton vështirësi ose një problem të caktuar. Injorimi i dhimbjes është edhe më keq, pasi mund t’i shkaktoni vetes probleme edhe më të rënda. Ekspertët kanë përcaktuar se si dhimbja në pjesë të ndryshme të trupit mund të zbulojë problemin që keni.

Dhimbje në zemër: kontrolloni gjithmonë shëndetin e zemrës tuaj, nëse ndjeni dhimbje në gjoks, krahun e djathtë apo edhe në pjesën e sipërme të shpinës. Jini veçanërisht të kujdesshëm në qoftë se dhimbja përqëndrohet në anën e majtë të trupit tuaj. Kjo është një mënyrë përmes së cilës trupi dërgon sinjale përgjatë palcës kurrizore.

Mushkëritë dhe diafragma: nëse dhimbja godet qafën dhe pjesën e sipërme të supeve, kontrolloni mushkëritë dhe diafragmën. Konsultohuni me mjekun për ndonjë terapi të mëtejshme.

Mëlçia dhe tëmthi: dhimbje në mëlçi dhe tëmth mund të tregojnë se mund të keni probleme me këto pjesë të trupit. Jini veçanërisht të kujdesshëm në qoftë se dhimbja është e vazhdueshme.

Stomaku dhe pankreasi: nëse dhimbja është e vendosur në zonën e barkut dhe shpinës, ajo mund të jetë dhimbje e pankreasit dhe stomakut. Sipas statistikave, mbi 50% e pacientëve me probleme kronike të pankreasit kanë dhimbje të forta shpine. Këtë gjendje nuk duhet ta injoroni.

Burimi: .healthyfoodhouse.com/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve