Mos injoroni “shenjat e hershme” të kancerit ovarian (i vezoreve)

Ju mund të keni dëgjuar se kanceri ovarian (kanceri i vezoreve) është quajtur si “vrasës i heshtur”. Kjo ndodh për faktin se ky lloj kanceri shpeshherë nuk ka shenja apo simptoma derisa shkon në një fazë të avancuar. Ekspertët janë në kërkim të mënyrave të reja për të gjetur shkakun e këtij lloj kanceri. Derisa ky shkak të gjendet, ju duhet të ndërmerrni hapat paraprakë, duke bërë konsulta të shpeshta me mjekun në lidhje me këtë problem.

Ovarian-CancerBëni kontrolle të rregullta: Nuk ekziston asnjë provë shqyrtimi për kancerin ovarian, por gjatë një kontrolli rutinë të legenit, mjeku do të kontrollojë madhësinë dhe formën e vezoreve dhe mund të jetë në gjendje të gjejë problemet apo ndryshimet që mund të kenë ndodhur në atë zonë. Duke pasur kontrolle të rregullta do të jetë një mënyrë shumë e mirë për të zbuluar çdo simptomë të pazakontë që mund të keni.

Kushtojuni rëndësi simptomave të ndryshme: ndonjëherë femrat kanë shenja paralajmëruese të kancerit ovarial. Këto shenja mund të jenë: gjakderdhje jonormale apo shkarkesë nga vagina; dhimbje të legenit; kapsllëk ose diarre; ngopja e shpejtë kur hani; nevoja për urinim të shpeshtë dhe të menjëhershëm; dhimbje ose presion i zonës së stomakut; enjtje e zonës së stomakut etj.

Është e rëndësishme të kuptoni se shumuca e këtyre simptomave mund të shkaktohen edhe nga probleme të tjera që s’mund të jenë kancer. Nëse ndonjëra nga këto simptoma është e re për ju dhe ju zgjat për më shumë se disa javë, konsultohuni me mjekun tuaj.

Kuptoni rrezikun: ka disa gjëra që ndikojnë në rrezikun e kancerit ovarial. Që të jeni në gjendje t’i ndryshoni këto rreziqe, ju më parë duhet të njiheni me to. Disa nga faktorët që ndikojnë në kancerin ovarial:

  • Mbipesha
  • Faktori gjenetik, nëse keni 2 ose më shumë të afërm me këtë lloj kanceri
  • Trashëgimi i gjeneve të rrezikshme si BRCA1 dhe BRCA2
  • Përdorimi i estrogjenit si terapi zëvendësimi hormonesh pas menopauzës
  • Përdorimi i medikamenteve të fertilitetit
  • Përdorimi i pluhurave të ndryshme në zonën vaginale

Rreziku i kancerit ovarian mund të jetë më i ulët nëse ju:

  • Keni qenë shtatzënë
  • Keni ushqyer fëmijën me gji
  • Keni kryer operacion për të hequr dy vezoret (femrat që kanë një rrezik të lartë gjenetik të kancerit ovarian, i nënshtrohen operacioneve pas një moshe të caktuar për ta parandaluar kancerin).
  • Përdorimi për një kohë të gjatë i kontraceptivëve oralë etj

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?