Mrekulli / 1-vjeçarja zgjohet nga koma në momentin që mjekët ishin duke fikur aparaturat

marwa_vogelushe

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Vetëm një mrekulli e mbajti atë në jetë. Ndërkohë që mjekët ishin bërë gati t’i fiknin aparaturat që e mbanin në jetë, 1-vjeçarja zgjohet nga koma.

E shtruar në spital që në muajin shtator, vogëlushja Marwa ndodhej në gjendje kome pas një virusi të rëndë që i kishte shkaktuar çrregullime të rënda neurologjike.

Kundër dëshirës  së prindërve, mjekët, duke e cilësuar terapinë që po ndiqej ndaj vogëlushes si shumë agresive, kishin vendosur të fiknin aparaturat që e mbanin atë në jetë.

Të dëshpëruar, prindërit e 1-vjeçares hapën një peticion në Facebook: ‘Jo pa Marwa’, me qëllim mbledhjen e fondeve për të anuluar vendimin e mjekëve.

Me më tepër se 70 mijë firma, gjykata vendosi në favor të “zgjatjes së kujdesit mjekësor”, në spitalin La Timone, Marsejë, edhe për dy muaj,

Por mjekët këmbëngulnin se do të luftonin për fikjen e aparaturës sa më shpejtë – duke i dhënë fund jetës së saj me argumentin se nuk do të ishte kurrë në gjendje të ecte, të hante apo të merrte frymë vetë.

Vetëm 10 ditë më vonë Marwa u zgjua nga koma.

Në videon e shpërndarë në Facebook nga babai i saj, shihet reagimi i vogëlushes ndaj zërit të tij, duke buzëqeshur.

“Trajtimi i saj vijon, por ne shohim progres të përditshëm dhe kemi shumë shpresë se do të përmirësohet. Kur i flas, ajo e dëgjon zërin tim, reagon, ndonjëherë qesh”, shprehet babai i vajzës.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit