Në një studim të botuar rishtazi në laborator, acidi larik (vaji i kokosit është rreth 50% acid larik), vret mbi 93% të qelizave kancerogjene që mund të formohen në zorrën e trashë.
Sipas studimeve mjekësore, është zbuluar potenciali anti-kancer që ka vaji i kokosit dhe përfitimet e panumërta shëndetësore që sjell ai. Ky vaj vret viruset, bakteret dhe parazitët. Ai ndihmon në tretje, sëmundjet e mëlçisë, ul inflacionin dhe promovon lëkurë të shëndetshme.
Në këto kohë, vaji i kokosit po përdoret në provat klinike për përmirësimin e kolesterolit tek pacientët me sëmundje kronike të zemrës, me Alzheimer, me tension të lartë të gjakut. Vaji i kokosit është unik sepse përmban rreth 50% acid larik që është pak e vështirë që të gjendet në ushqimet e tjera. Këto studime tregojnë se jo domosdoshmërisht vaji i kokosit është kurë kundra kancerit, por është një mënyrë natyrale shumë e mirë që mund të parandalojë sëmundje të ndryshme.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthyfoodteam


