Nga mjekja Kozeta Mustafaraj, obstetër gjinekologe
E rëndësishme është të kuptohet trupi: të kuptosh anatominë e trupit tënd, të kuptosh mënyrën e pëlqyer të prekjes për të çuar në një kënaqësi seksuale më të plotë. Mund të përdoret një diagramë për të kuptuar anatominë, por mund të përdoret dhe
pasqyrë. Më e rëndësishme është t’i kushtohet pak kohë eksplorimit të trupit. Nëpërmjet masturbimit ose një vibratori mund të kërkohet për të gjetur tipin e prekjes që të jep më shumë kënaqësi dhe më pas të diskutohet me partnerin. Nëse vetëeksplorimi është i pamundur, atëherë kjo mund të realizohet nëpërmjet partnerit.
- Rritja e stimulimit seksual: Shumë gra kanë nevojë për stimulim direkt apo indirekt të klitorit për të arritur orgazëm, por jo të gjitha e realizojnë këtë. Ndryshimi i pozicioneve seksuale mund të sjell stimulim të klirorit,në të njëjtën kohë në pozicione të ndryshme bëhet e mundur që partneri të bëjë prekjen e klitorit gjatë aktit seksual. Po ashtu, përdorimi i vibratorit mund të ndihmojë ardhjen e orgazmës.
- Këshillimi i çiftit: Duke diskutuar për tensionet dhe mospërputhjet sociale, mund të rregullohet edhe jeta seksuale.
- Terapia seksuale: Kjo përfshin edukimin seksual, përmirësimin e aftësive komunikuese, ushtrime të sjelljes dhe mënyrës së prekjes së partnerit etj.
Më shumë mbi orgazmën femërore
https://shendeti.com.al/orgazma-te-grate-problemet-dhe-zgjidhjet/
https://shendeti.com.al/nje-informacion-i-shkurter-dhe-i-vlefshem-per-orgazmen/
https://shendeti.com.al/disa-fakte-interesante-rreth-orgazmes/
https://shendeti.com.al/mungesa-e-orgazmes-te-grate-cfare-e-shkakton/


