Një informacion i shkurtër dhe i vlefshëm për orgazmën

Orgazma është kulmi i kënaqësisë seksuale. Tensioni seksual rritet kur ne eksitohemi dhe gjatë orgazmës ku tension çlirohet ndërsa muskujt në dhe brenda vaginës kontraktohen ritmikisht për femrat, ndërsa meshkujt nxjerrin spermën.

OrgazmaNuk ka dy orgazma të njëjta, ato ndryshojnë sipas njerëzve, por edhe nga një orgazëm tek tjetra. Megjithatë, orgazma nuk është thelbësore për kënaqësinë seksuale, prandaj mos u shqetësoni nëse nuk arrini një të tillë (në fakt shumë femra mezi e arrijnë orgazmën). Meshkujt e kanë me të lehtë për të arritur ejakulimin, ndërsa femrat shpeshherë duhet të stimulojnë klitorin e tyre për të arritur orgazmën.

Shumë njerëz e provojnë orgazmën e parë nëpërmjet masturbimit, proces i cili i ndihmon të kuptojnë ku ndodhen pikat e forta të kënaqësisë në trupin e tyre.

Si është orgazma?

Nuk ka asnjë mënyrë të saktë për të shpjeguar se si përjetohet një orgazmë: ndjesia është e ndryshme për të gjithë, çdo herë që ajo ndodh. Por në përgjithësi ajo që ndihet, është një shpërthim që zgjat disa sekonda. Femrat gjithashtu shpesh kanë skuqje në fytyrë dhe kraharor, frymëmarrje të shpeshtë, fryrje të kokave të gjoksit, klitorit ose buzëve të vaginës.

A ejakulojnë femrat?

Shumë femra gjatë orgazmës kanë shtim të sekrecioneve. Madje disa ndiejnë një rrjedhje lëngjesh nga vagina, që me shumë mundësi janë sekrecione vaginale që dalin jashtë si pasojë e kontraktimeve muskulare të orgazmës. Por shumica nuk ejakulojnë në këtë mënyrë, megjithëse duhet thënë se marrëdhënia seksuale është në përgjithësi “qull” për këdo.

Çfarë janë orgazmat e shumëfishta?

Orgazma e shumëfishtë është kur dikush arrin më shumë se disa orgazma në një periudhë të shkurtër. Kjo do të thotë të kesh orgazmë njëra pas tjetrës ose pas një pushimi të shkurtër. Femrat janë më të prirura për të pasur orgazma të shumëfishta krahasuar me meshkujt, kjo për faktin se trupi i mashkullit do më shumë kohë rikuperimi pas një orgazme për të përjetuar një të dytë./Marrë nga BBC/ Përgatiti në shqip: Elena Beta

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët