Shërbimi i Onkologjisë në QSUT nuk mund të ofrojë asnjë citostatik për trajtimimin e pacientëve që vuajnë nga tumoret. Por si të mos mjaftonte kjo kontrabanda e këtyre medikamenteve ka lulëzuar nëpër farmacitë që janë krejt afër pitaleve.
Ndonëse në ligjin e Barnave nuk lejohet që këto medikamnete të tregtohen në farmaci, por duhet të jenë vetëm për përdorim spitalor duket qartë që ky ligj është shkelur. Alitri Bengollari është një nga të afëmit e pacenteve, i cili në tregon për “Shëndet Plus” citostatkët që kishte blerë në farmaci. Ato ishin pa pullë sigurie dhe Bengollari thekson se i ka blerë shumë shtrenjë. “Sigurish që duhet ti blej edhe pse nuk kemi aspak siguri, por jemi të detyruar, sepse nuk mundemi ti shohim njerzit tanë të dashur tek vdesin për shak të mungesës së mjekimit. Në spital na thonë që nuk ka dhe ne nuk kemi ku përplasemi”,- pohon Alitri Bengollari.
Ndërkohë ne fotografuam edhe citostatikët e blerë në farmacitë private nga pacientët.
Mjekimi i një pacienti në onkologjik kushton rreth 2000 euro në muaj.



