Musaka me patate

Përbërësit:

  • Musaka500 gr patate
  • 250 gr qepë
  • 100 gr domate (ose dy lugë gjelle salcë)
  • 50 ml vaj ulliri
  • pak kripë
  • 3 gjethe dafine
  • pak piper

Për salcën:

  • 50 gr miell
  • 50 gr gjalpë
  • 100 ml qumësht
  • 1 vezë
  • pak piper
  • pak djathë parmixhan

Përgatitja

Pasi i kemi qëruar patatet, i presim në feta të rrumbullakëta dhe i skuqim pak në tigan me vaj ulliri, derisa të krijohet një korë në sipërfaqe. I lëmë mënjanë.

Qepët mund t’i presim të rrumbullakëta të holla dhe i skuqim në zjarr të ulët me vaj ulliri. Pasi të jenë skuqur pak, hedhim domatet e grira në kube (ose salcën) dhe pak ujë. I lëmë të marrin një valë dhe më pas shtojmë erëza dhe kripë.

Marrim një tavë dhe shtojmë një shtresë patate duke vazhduar më sipër një shtresë me qepë. Vazhdojmë kështu derisa kemi mbaruar patatet dhe qepën.

Përgatitja e salcës:

Hedhim miellin dhe gjalpin e shkrirë në një tigan dhe i skuqim së bashku. I shuajmë me qumësht të ftohtë. Hedhim pak piper! Rrahim vezën në një enë dhe e hedhim sipër duke u siguruar që salca është e ftohtë.

Hedhim salcën e përgatitur sipër tavës me patate dhe qepë. Sipas dëshirës grijmë dhe pak djathë parmixhan dhe e fusim në furrë 200°C për 30 minuta.

Pasi është pjekur, e lëmë të ftohet pak dhe shërbejmë musakanë në pjata duke bërë kujdes mos t’i prishim shtresat.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin