Myku vaginal, si trajtohet dhe a mund të parandalohet?

Për “Shëndet+”, nga mjeku gjinekolog Vaso Vasili

Diagnoza mund të vihet me dy rrugë:

  • Me anë të vizitës gjinekologjike
  • Nëpërmjet testeve laboratorike (analiza e mykogramës), që përcaktojnë llojin e mykut dhe antimykotikun specifik për ta luftuar. Sot gama e mjekimit është e gjerë dhe në varësi të mykut, rezultatet janë pozitive.
mjekja dhe pacientja

mjekja dhe pacientja

Trajtimi

Mjekimi është lokal duke filluar nga lavandet (larje-shplarje), kremrat, ovulat që kanë në përbërjen e tyre medikamentin antimykotik. Ka edhe mjekim të gjeneralizuar që jepet me tableta nga goja. Mirë është që mjekimi të jetë sa më rezultativ dhe të konsistojë në dhënien e mjekimit specifik në bazë të analizës konkrete (mykogramës).

Parandalimi

  • Të përjashtohen veshjet sintetike
  • Veshjet e ngushta
  • Kujdes dhe higjienë maksimale në plazh
  • Kujdes në të ushqyer
  • Të ruhen nga infeksionet që merren gjatë plazhit.
  • Përdorimi i peshqirëve të personalizuar është shumë i rëndësishëm.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës