Ndahen me sukses binjaket e bashkuara në mëlçi dhe gjoks

operacion

Mjekët zviceranë kanë arritur që të ndajnë me sukses dy motra binjake të cilat kishin lindur të ngjitura së bashku në mëlçi dhe gjoks.

Sipas të përditshmes zvicerane “Le Matin Dimanche”, pesë kirurgë së bashku me dy infermiere dhe gjashtë anestezistë kanë kryer me sukses operacionin për të ndarë binjaket 8-ditëshe.

binjake

Operacioni zgjati për gati 5 orë. Maya dhe Lydia lindën në spitalin e Bernës së bashku me motrën e tretë Kamilia. Trenjaket lindën dy muaj para kohe. Mjekët vendosën që ta kryejnë sa më shpejt operacionin duke qenë se vajzat kishin probleme me mëlçinë.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Le Dimanche”, një nga kirurgët tregon: “Ishim përgatitur për vdekjen e bebeve binjake, ishte shumë e rrezikshme. Por operacioni doli me sukses. Ndodhi një mrekulli!

Fatmirësisht, binjaket Maya dhe Lydia tani janë mirë me shëndetin. Ato kanë filluar të shtojnë në peshë dhe po ushqehen me gji.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Independent

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj