Ndërhyrjet bypass shkaktojnë humbje të kujtesës? Ja çfarë thonë studimet!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

nderhyrje 9Ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, zgjasin jetën për mijëra njerëz çdo vit, duke i ndihmuar që zemrat e tyre të furnizohen me gjak rregullisht e të punojnë si duhet. Por, këto ndërhyrje, janë gjithashtu fajtore për humbje të kujtesës dhe aftësisë së të menduarit tek disa persona.

Sipas një rishikimi në “Annals of Internal Medicine”, shkak për këtë nuk është operacioni në vetvete.

Për shqyrtim, një ekip studiuesish amerikanë, mblodhën të dhëna nga 17 klinika dhe katër studime vëzhgimore të personave mbi 65 vjeç. Shumica e pjesëmarrësve të studimit kishin kryer ndërhyrje bypass, ndërsa disa të tjerë kishin zëvendësuar një valvul në zemër.

Hulumtuesit dolën në përfundimin se dëmtimet e kujtesës afatgjatë, pas ndërhyrjeve kardiovaskulare “mund të jenë të pazakonta”. Si rrjedhojë rekomanduan që nëse dikush do t’i  nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër, duhet të diskutojë mundësinë e dëmtimit të kujtesës me kirurgun.

Gjithsesi, sipas Shkollës së Harvardit, studimi i mëlartëm kishte disa mangësi:

  • Këto studime përdorën metodë të ndryshme për krahasimin e procedurave dhe ndryshimeve njohëse (konjitive) pas ndërhyrjes.
  • Dëmtimi njohës shpesh nuk ishte përkufizuar qartë
  • Njerëzit me rrezik më të lartë për humbje të kujtesës pas procedurës ose nuk ishin përfshirë në studim ose nuk ishin identfikuar.
  • Studimi nuk pa për faktorë të tjerë që dihet se ndikojnë në humbjen e shpejtë të kujtesës, si depresioni, hipertensioni, diabeti, niveli i edukimit apo mbështetja shoqërore.

Këto kufizime nënkuptojmë se konkluzionet nuk janë fjala e fundit për lidhjen mes kirurgjisë së zemrës dhe dëmtimit njohës.

Bypass-i dhe truri

Nëse keni probleme me zemrën e cila mund të përmirësohet përmes kirurgjisë apo një procedure tjetër invazive, të mirat që do të përfitoni e tejkalojnë rrezikun e humbjes së kujtesës. Gjithashtu, rreziku për humbjen e kujtesës mund të jetë më i madh nga përdorimi i shumtë i ilaçeve sesa nga kirurgjia.

Mbani ndërmend se shkaqet më të rëndësishme për humbjen e kujtesës janë zgjedhjet e jetës që dëmtojnë trurin, jo kirurgjia.

Pavarësisht moshës dhe shëndetit, ju e ulni rrezikun e humbjes së kujtesës përmes:

  • Dietës mesdhetare
  • Të qenët aktiv fizikisht me një kohë të veçantë çdo ditë për ushtrime
  • Mos pini duhan
  • Mbani një peshë të shëndetshme
  • Mbani nën kontroll tensionin e gjakut
  • Pini alkool në mënyrë të moderuar (jo më shumë se dy gota në ditë për burrat dhe një për gratë)

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj