Kryefaqja Lifestyle Ndërron jetë aktori italian Paolo Villaggio

Ndërron jetë aktori italian Paolo Villaggio

0
Shpërndaje

Ka ndërruar jetë këtë mëngjes në Romë aktori italian Paolo Villaggio, i njohur për karakterin Fantozzi, që ai e ka krijuar vetë. Ai ishte 84 vjeç. Villaggio ka lindur në Gjenovë në vitin 1932 dhe përgjatë karrierës së tij të gjatë ka interpretuar disa role, si profesori Kranz dhe Gioandomenico Fracchia. Megjithatë, ai do të kujtohet gjithmonë për rolin e Ragioniere Ugo Fantozzi, llogaritarin e ngathtë që gjithnjë përballej me tallje e përqeshje.

Villaggio është gjithashtu autor i 8 librave të lidhura me personazhin Fantozzi. Ai ka marrë gjithashtu pjesë në disa filma me regjisorë si Federico Fellini, Marco Ferreri, Lina Wertmüller, Ermanno Olmi and Mario Monicelli.

Bashkë me ikjen e tij, Italia humbet kështu një ndër aktorët e paktë komikë të mbetur në vend.

Shqiptarët e njohin edhe për rolin e tij si Xhovani tek seriali italian “Karabinierët”.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here