Ndërron jetë gruaja më e vjetër në botë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Personi më i vjetër në botë ka humbur jetën në moshën 117-vjeçare në Itali. Emma Morano u lind më 29 nëntor 1899 në rajonin Piedmont të Italisë. Ajo ishte zyrtarisht personi i fundit i lindur në vitet 1800 që ishte akoma gjallë.

Emma ia atribuonte jetëgjatësinë e saj gjenetikës dhe dietës me 3 vezë në ditë, 2 nga të cilat i konsumonte të paziera.

Znj. Morano ishte motra më e madhe nga 8 fëmijët, të cilët të gjithë kanë ndërruar jetë para saj. Gjatë 3 shekujve të cilat ajo ka jetuar, i është dashur t’i mbijetojë një martese abuzive, humbjen e djalit të vetëm, dy Luftërat Botërore dhe më shumë se 90 qeveri italiane.

Një arsye e jetëgjatësisë së saj është edhe gjenetika: nëna e saj arriti të 90-at dhe disa motra jetuan për një shekull.

Në një intervistë të dhënë para disa kohësh për mediat italiane, gruaja më e moshuar në botë u shpreh gjithashtu se ka jetuar aq gjatë falë edhe faktit që nuk është “dominuar” nga ndonjë person tjetër dhe ka qenë beqare që kur u divorcua në fund të 30-ave.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?