Ndërron jetë papritur rokeri i famshëm

Ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare vokalisti i grupeve të hard rokut Soundgarden dhe Audioslave, Chris Cornell.

Në një deklaratë të dhënë për Associated Press, zëdhënësi i tij, Brian Bumbery, ka njoftuar se Cornell ka ndërruar jetë mbrëmjen e të mërkurës në Detroit.

“Një vdekje e befasishme dhe e papritur” e ka quajtur Bumbery, ku rrëfen se bashkëshortja dhe familjarët e tij kanë mbetur të shokuar. Në deklaratë thuhet se do të bëhen ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar shkakun dhe deri atëherë kërkojnë që të mos shqetësohen nga mediat.

Ditët e fundit Cornell ka qenë në një tur me bandën Soundgarden dhe vetëm pak orë para vdekjes ka shkruar në Twitter #Detroit, më në fund u riktheva në qytetin e rokut.

Burimi: The Guardian / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve