Ndërtimi i rrjeteve mes Sipërmarrësve të rinj dhe Kompanive, çelësi për sukses!

Elena Beta, gazeta “Shëndet+

aktivitet

“Sipërmarrës i mirë mund të jetë një person që di të bëjë mirë network”, kështu u shpreh znj.  Esmeralda Hasani, drejtoreshë e “Institutit për Kërkim dhe Zhvillim Barleti” gjatë aktivitetit të sotëm të zhvilluar në godinën e Inovacioneve, ku u fol lidhur me ndërtimin e Rrjetit mes Sipërmarrësve të rinj dhe Kompanive të suksesshme, në kuadër të projektit “Innovation Hub” .

“Ky është një nga projektet më sfiduese të “Institutit për Kërkim dhe Zhvillim Barleti”, nisur nga target grupi të cilin përfaqëson, të rinjtë. Ka tre shtylla kryesore të cilat konsistojnë në përdorimin e Inovacionit dhe Kreativitetit për të nxitur sipërmarrjen, dhe të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen do të fokusohen në këto 3 koncepte. Edhe tematika e sotme ka shumë lidhje me këto tematika, sigurisht një sipërmarrës i mirë mund të jetë një person që di të bëjë mirë network, di të ndërtojë marrëdhënie afatgjata dhe t’i vendosë ato në zbatim të objektivave nëpërmjet të cilave ka ndërmend të nxisë sipërmarrjen”.

aktivitet 2

Të gjitha aktivitetet që Instituti do të realizojë,  do të jenë të lidhura me këto argumente bazë. Ky projekt prek jo vetëm të rinjtë, por edhe studentët që tashmë kanë mbaruar Universitetin dhe duan për herë të parë të hapin një aktivitet, pa pasur njohuri bazë, dhe, nëpërmjet seminareve të ndryshme, ata mund të krijojnë njohuritë e nevojshme që do t’u shërbejnë për të krijuar një sipërmarrje të suksesshme”, vijoi Hasani.

Pjesë e panelit ishte dhe znj.  Ada Ilia, menaxhere e projektit dhe njëkohësisht përfaqësuese e Ministrisë së Inovacionit, e cila foli rreth projektit duke qartësuar të pranishmit mbi fokusin dhe risinë që ky projekt do të sjellë në komunitet.

“ Ky është një projekt 2-vjeçar i financuar nga programi IADSA, (Italian-Albanian Debt for Development Swap” , program i cili ka fokus inovacionin tek sipërmarrësit e rinj. Në kuadër të projektit, do të organizohen një sërë aktivitetesh të cilat do të implementohen në harkun kohor të dy viteve”, vijoi Ilia, duke theksuar se dyert e Qendrës së Inovacioneve janë tashmë të hapur për të gjithë,  dhe mund të shfrytëzohen edhe për aktivitete të organizatave të tjera, sa herë të jetë nevoja.

aktivitet3

“Lidhur me mbështetjen që u ofrohet sipërmarrësve të rinj, fatkeqësisht mund të them se kemi bërë pak dhe vazhdojmë të bëjmë pak, por megjithatë ekziston një dëshirë, një vullnet për t’u organizuar, për të qenë më social dhe më inovativ. Industritë tona kanë nevojë për inovacion, kanë nevojë për idetë tuaja, pasi janë të plakura”, tha z. Arben Shkodra, zv/ kryetar – Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, pjesë e panelit.

“Mund të them se ka shumë të rinj me ide dhe dëshirë për të nisur një sipërmarrje të re, por shoh që ata stepen kur vjen puna për të kthyer idetë e tyre nga virtuale në reale, të ndikuar sigurisht nga shpenzimet që nevojiten për të filluar një biznes të ri. Të gjithë e dimë se, ditën e parë që do hapësh një zyrë tënden, duhet paguar qiraja… Qeveria duhet të jetë shumë herë më aktive dhe mbështetëse në sipërmarrjet e reja, duke u bërë qeveria e biznesit jo qeveri për biznesin”, vijoi Shkodra.

aktivitet1

Kur u pyetën lidhur me pritshmëritë që kishin nga ky projekt, të rinjtë në sallë ishin mjaft entuziastë dhe premtuan se do të ketë angazhim maksimal nga ana e tyre, në mënyrë që rezultatet të jenë të mira. “Detyrimisht, kur ideali është zhvillimi i sipërmarrësve të rinj, dhe këtij ideali po i bashkohen edhe kompanitë, shoqëria tregtare dhe institucionet publike, me vendosshmëri dhe përkushtim, rezultati do të jetë tej mase pozitiv”, tha për gazetën “Shëndet+”, Marilio Meta, një nga të rinjtë e pranishëm, njëkohësisht dhe pjesë e shoqërisë civile prej disa vitesh.

Duke falënderuar të pranishmit për prezencën e tyre, Z. Jorgest Kovaçi, moderator i këtij aktiviteti i ftoi të rinjtë të jenë përsëri pjesë e aktiviteteve vijuese, të cilat do të jenë një pjesë e rëndësishme në nxitjen dhe informimin e të rinjve sipërmarrës, për të shkuar lehtësisht drejt suksesit.

ftese

 

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse
Samiti Rinor “Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Liderëve dhe Aktivistëve Shqiptarë” i organizuar nga “Përtej Barrierave”
Elona Hasko: Duhet të bëjmë rrjetizimin dhe specializimin më të mirë të shoqërisë civile
Dita Kombëtare e Aktivizmit, Together for Life i bashkohet panairit të organizatave
Art përmes riciklimit: Redukto – Ripërdor - Riciklo
“Përfshirja dhe Fuqizimi i Personave me Aftësi të Kufizuara”: OSHC-të nga e gjithë Evropa ndajnë praktikat më të mira në vizitën studimore në Tiranë