Ndiheni të fryrë pas çdo vakti? Ja çfarë duhet të bëni për ta shmangur këtë problem

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Nuk keni pse të jetoni me ndjesinë e parehatshme të fryrjes së barkut pas çdo vakti. Përpiquni të bëni këto 3 gjëra pas çdo vakti për të parandaluar ndjesinë sikur keni gëlltitur një tullumbace.te-fryre-pas-cdo-vakti

Limitoni këto ushqime

Kur bëhet fjalë për fryrje barku, menjëherë na shkon mendja tek fasulet. Por, ato nuk janë të vetmet që shkaktojnë këtë problem. Ushqime të tjera si brokoli, lakra, qepa, frutat e pasura me shumë fibra (molla dhe dardha), produktet e qumështit etj, shkaktojnë gjithashtu fryrje në bark. Edhe ushqimet me shumë yndyrë, kripë ose sheqer mund të shkaktojnë probleme me tretjen. Nuk duhet të hiqni dorë krejtësisht nga këto ushqime, por përpiquni të mos e teproni me to, kështu stomaku do të fillojë gradualisht t’i tresë.

Mos e teproni në të ngrënë

Edhe nëse hani ushqime lehtësisht të tretshme, nëse e teproni me to, ju përsëri do të ndiheni të fryrë. Nëse ndiheni vazhdimisht të fryrë ose keni gazra, përpiquni të konsumoni gjysmën e racionit që hani zakonisht. Bëni një pushim prej 10 minutash dhe shikoni nëse po hani sepse jeni vërtetë të uritur ose sepse keni ushqimin përpara. Më mirë të hani disa vakte të lehta sesa tre vakte të bollshme.

Reduktoni ajrin

Thithja e ajrit ndërkohë që hani mund të shkaktojë gjithashtu akumulimin e gazrave në bark. Pini ujë me gotë dhe jo me shishe, dhe hani ngadalë e përtypeni mirë ushqimin, kështu nuk do të merrni shumë ajër ndërsa hani. Mos e anashkaloni gjithashtu vaktin dhe të konsumoni çamçakëz ose karamele në vend të tij. Duke qenë se këto gjëra ju bëjnë të përtypeni më shumë, ju thithni edhe shumë ajër njëkohësisht.

Burimi: PopSugar / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?