Ndjeheni të lodhur dhe pa fuqi, ja mungesat që keni

mungesaMungesa e gjumit nuk është e vetmja gjë që ul energjinë tuaj. Disa gjëra që bëni (dhe nuk bëni) mund të ndikojnë shumë në gjendjen e përditshme. Ekspertët ju njohin me 2 “mungesa” që kontriunuojnë shumë në dobësinë dhe lodhjen që ndjeni gjatë ditës. Ja cilat janë ato:

Jeni të dehidratuar: Dehidratimi shkakton reduktim në volumin e gjakut, shpjegon Ami Godson, dietologe në “Ben Hogan Sports Medicine”. Kjo gjendje ndikon drejtpërdrejt në zemër dhe e bën atë  të pompojë më pak, duke ulur shpejtësinë me të cilën oksigjeni dhe ushqyesit arrijnë tek muskujt dhe organet. Përpiquni të pini rreth 8 gota uji në ditë rekomandon Godson.

Keni mungesë të theksuar hekuri: mungesa e hekurit mund t’ju bëjë të ndiheni të ngadaltë, nervozë, të dobët, dhe të paaftë për t’u përqëndruar. “Lodhja vjen për shkak të sasisë të pakët të oksigjenit që shkon tek muskujt dhe qelizat”, thotë Godson. Rrisni konsumin e hekurit për të zvogëluar rrezikun e anemisë: konsumoni mish viçi, fasule, vezë (përfshini të verdhën e vezës), perimet me gjethe jeshile, arra, si dhe ushqime të larta në vitaminë C (vitamina C përmirëson thithjen e hekurit), sugjeron Godson.

Shënim: mungesa e hekurit mund të ndodhë për shkak të një problemi shëndetësor, kështu që nëse vini re këto simptomat e përmendura më lart, duhet të vizitoheni tek mjeku.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: http://womenshealthorders.com/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?