Kryefaqja Box 6 Ndjesia e djegies në stomak. Ja çfarë e shkakton dhe si ta...

Ndjesia e djegies në stomak. Ja çfarë e shkakton dhe si ta kuroni!

0
Shpërndaje

Përgatiti për “ www.shendeti.com.al”: Elena Beta

djegieNdjesia e djegies në stomak është një gjendje që prek shumë njerëz dhe mund të kurohet me mënyra alternative në shtëpi. Shumë shpesh, djegia e stomakut shoqërohet me dhimbje, lodhje, dhe stres. Disa nga shkaqet e djegies stomakut mund të jenë ulcerat, ushqimet e caktuara dhe dispepsia (mostretje).

Stomaku është një zgjerim në formë qese i traktit digestiv, që është vazhdim i ezofagut lart dhe vazhdon në duoden poshtë. Këto shërbejnë dhe si pika fiksimi të tij. Bashkimi gastroezofageal ndodhet majtas vertebrës së 10-të torakale, afërsisht 2 cm. poshtë diafragmës, ndërsa bashkimi gastroduodenal bëhet në nivel të vertebrës së është lumbare, pak djathtas linjës mediane.

Madhësia dhe forma e stomakut ndryshojnë në vartesi nga morfologjia e subjektit dhe shkalla e mbushjes. Në gjendje distensioni të moderuar stomaku është 25 cm i gjate, 10-12 cm. i gjerë, dhe 8-9 cm i trashë. Kapaciteti i stomakut lëkundet midis 1-1.5 litra.

Dispepsi (ose ndonjëherë e quajtur mostretje): është një nga arsyet më të zakonshme që shkakton djegien e stomakut. Instituti Kombëtar i “Diabetit dhe Tretjes së Ushqimit” thotë se dispepsia mund të shkaktojë djegie në pjesën e sipërme të barkut e sipërme dhe mund të bëjë që një person të ndjehet tepër i fryrë pas një vakti.

Një shkaktar tjetër i rëndësishëm është dhe stresi: Edhe pse stresi nuk shkakton drejtpërdrejt ndjesi djegie në bark, ai mund të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore duke shkaktuar djegie në stomak.

Studime të ndryshme kanë treguar se stresi mund të përkeqësojë simptomat e urthit dhe dispepsisë. Klinika Cleveland raporton se dispepsia mund të përkeqësohet gjatë gjatë kohës së stresit dhe ushqimi gjatë situatave stresuese shkakton dipepsi.

Ulcerat: shumë shpesh shkaktojnë djegie në stomak. Universiteti i Maryland thotë se ulcerat mund të shkaktojnë dhimbje barku me ndjesi djegie apo brejtje.

Ka mënyra të ndryshme të cilat mund t’i praktikoni në shtëpi për të eliminuar ndjesinë e djegies në stomak.

Soda e bukës: mund t’ju ndihmojë të kuroni djegiet e stomakut nëse janë shkaktuar nga dispepsia duke reduktuar acidin në stomak.

Për lehtësim nga ndjesia e djegies në stomak pas ngrënies, përzieni 1/2 lugë sodë buke në një gotë me ujë dhe pijeni.

Lëng Aloe Vera: Është përdorur nga shumë njerëz për të reduktuar simptomat e urthit. Një studim i publikuar në gazetën e mjekësisë tradicionale Kineze ka treguar se shurupi aloe vera ka dhënë rezultate pozitive në reduktimin e simptomave të djegies.

Uthull molle: mund t’ju ndihmojë të shmangni ndjesinë e djegies në stomak. Uthulla e mollës ndihmon trupin të tretë ushqimin më mirë.

Përzieni 1 deri në 2 lugë uthull molle të papërpunuar në një gotë me ujë dhe konsumoheni para ngrënies për të evituar djegiet në stomak.

Burimi: healthyandnaturalworld / shendeti.com.al

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here