Denisa Canameti
I dashur Babagjysh,
Faleminderit që vendose të shkruash një kartolinë.
Së pari, mësuam një të vërtetë të madhe je vetëm për shqiptarët…. Babagjyshi qënka me origjinë shqiptare.
Anyway , babagjyshi që ne kemi njohur/besuar gjithmonë ka qënë plak, megjithatë gjithmonë e ka gjetur forcën dhe optimizmin për të qënë aty me 31 në mbrëmje. Sa për rrugët e ngrira, nuk duhet të jenë problem për ty, ne e dimë që zbret nga qielli dhe nuk ke patur fatin asnjëherë të zbresësh në rrugën me apo pa gropa.
Ti babagjysh mos harro se je endrra e fëmijëve. Si thua ti? Do ta kuptojne ata fjalën konçension?
Edhe une i dashur Babagjysh kam besuar tek ti dikur, por kartolinat e mia duket se nuk arritën kurrë në dorën tënde. Aty fillova të kuptoj se çdo të thotë konçension. E di pse? Se ato që t’i kërkoja ty, mi blinin gjithmonë prinderit. Pra, mos u mburr kot, shpërndarjen e dhuratave gjithmonë me konçension e ke patur. Siç duket, mësimin e parë e mora prej teje.
Sa për muratorin në Greqi. Normal që do të ta fuste babagjysh, muhabet grekësh më. Mendova se me vitet do ta kishe kuptuar këtë.
Nuk më habit që të kanë kërkuar batanije ,kalorifer etj etj. Ne shqiptarët babagjysh e kemi qef qylin. Jo se nuk i kemi.
Ke të drejtë që në tubin e oxhakut ke gjetur bebelino. Kush mendon se i ka hedhur babagjysh? Mjekët dhe unë e kemi kaluar atë fazë. Pyeti njëherë ata që të kanë shkruar.
Kur lexova që kishe takuar në oborr drejtorin e spitalit. Mora fryme thellë. Nuk bëhej fjalë për QSUT-në, as për Spitalin e Durrësit, as për Spitalin e Shkodrës. Se që thua ti babagjysh aty kemi ca drejtoresha. Po ç’të të them për to, bleta punëtore i kemi.
Sa për termometra… Pff, për ilaçet e shtrenjta edhe ta besoj. Po një termometër që bën 100 lekë?! Sa për kuponin… nuk më duket dhe aq keq.
Të jap të drejtë për ilaçet e kimios që mungojnë herë pas here. Dhe atyre të onkologjikut u erdhi shpirti te hunda.
Me bëri diçka përshtypje babagjysh. Si nuk kishe kaluar njëherë andej nga pediatria. Aty ka më shumë nevoje për ty. Atje janë ata që besojnë te ti. Ku i dihet do t’u ngjallje shprese me një kartolinë.
Baba Gjyshi i Vitit Të Ri i shkruan Beqes për telashet në spitale
Nja dy arsye te vogla i pata, që t’u drejtova ty me kartoline të jem i sinqerte. Se pari siç e di, unë jam shumë plak dhe nuk mund te bredh dot me thes mbi shpine te shperndaj dhurata per nevojtarët. Mosha e madhe, rruget e ngrira e me gropa, pastaj dhe keto punet e kuponit tatimor mi kane veshtirësuar punët. E mendova gjate këtë punë dhe arrita ne perfundimin se eshte me mire që shpërndarjen e dhuratave ta jap me koncesion këtej e tutje dhe të marr paradhënie ndonjë përqindje sa të ndihmoj pensionin. Po dhe aq e lehtë sa dukej kjo punë, nuk ishte.Mezi gjeta nje murator në Greqi që të bënte një firmë në Kosovë se nuk pranonte njeri. Habitem sa lehte i gjen ti keta tipa mor burre. Dhe direkt më kerkoi 40%. Po prit mor djale te flasim njehere se kjo pune nuk ka dhe aq fitime, i thashë. Pse kot punon ti? Po te duash me tha . Me 30% lë emrin ne dispozicion te Ministria më tha dhe ka plot konòesione. Së dyti arsyeja pse tu drejtova ty, ishtë një arsye edhe më e fortë se e para. Kur po përgatisja dhuratat dhe hapa letrat qe me kishin derguar, se çfare do te donin t’ju sillja dhuratë, shumica e kerkesave kishte lidhje me shendetesine. U çudita kur njeri me kërkonte nje batanije, njëri kalorifer, ilace me kërkonin , ngohje , dushe , leter higjenike, madje njeri me kerkonte edhe termometer, kurse njeri ishte me i papare fare me kerkonte oksigjen. Ndaj dhe une vrapin e mbajte ne oborr të një spitali. Parkova slitën dhe ju dhashë drerëve një dorë bar të shlodheshin, kur me erdhi nje si polic privat. -Ej plako, je ne terezi ti ku parkon? Parkimin e kemi ne me koncesion si firmë, ndaj tund paratë, ose shporru. Ne po u marrim leke personelit, jo ty nje cope pensionisti. Desha te zbatoja traditen e te hyja ne spital nga oxhaku sic kemi bere nder vite por qe e pamundur. C’nuk kishte ne ate oxhak , bidona, kanoce, bebelina ,vetem bloze nuk gjeta gjurme gjekundi cka tregonte se kaldaja nuk qe ndezur kurre per vite dhe nafta kish shkuar ne ndonje makine drejtori dmth. Ndaj vendosa te hyj nga dera meqe nga oxhaku qe e pamundur. Tek oborri takova nje zotni burre. Me dha dhe nje cigare. -Cke dale me pyeti .Ke njeri ne spital? -Jo po thashe te sjell ca ndihma… -Kot je munduar. I kemi te gjitha.Nuk mungon asgje me tha. -Po si keshtu keni batanije , ngrohje, termometra…? -Mor po krejt i kemi.Na i ka sjelle shefi të gjitha. Na ka sjelle edhe rezonance edhe scaner edhe angiograf.. Do te besh nje rezonace falas? -Jo skam nevoje per momentin, por mu beka shume qejfi. -Ashtu posi me tha.Do bejme shtet apo do tallemi. -Pyeta me pas per kete dhe me thane qe paskej qene drejtori i spitalit… Vazhdova rrugen dhe shkova tek ai qe me kërkonte ngrohje . -Je vone me tha e bleva vete nje nga keto rezistencat turke me shufra po ty te faleminderit gjithsesi me tha. Po deshe merr nje avull se ndezur e kam nate dite -Kerkova ate qe me kerkonte oksigjen po me thane se sia kish dale dot diteziu kish nderruar jete. Sa qe gjalle e blente me bombola tek nje privat se ne spital nuk kishte linje oksigjeni neper dhoma. Oksigjeni vinte vetëm në reanimacion dhe në sallen ku operohen. -I qofte e lehtë balta i ngushëllova dhe vazhdova rrugen. Shkova tek ai që me kërkonte termometer. -Rrofsh qe ma solle tha, po pa kupon tatimor s’ta marr dot. -Po une po ta dhuroj nuk po ta shes i thashe. -Mire e ke ti, po keta per keto gjerat e vogla te fusin brenda e te hedhin celesat vetem per vjedhje te mëdha shpëton pa lagur. Duhet që ta ruaj kuponin tatimor deri 200 metra larg, po meqë une s’leviz dot me ben dëm, se te rrasin brenda. Pa kupon se dua.Do bëj si do bëj .Do ta marr me mend sa e kam temperaturen. -Pyeta infermjeren e turnit keni termometer? Kishim nje po na u thye para 1 jave .presim te na furnizojne Po ceshte keshtu pse kaq keq jeni.. ? -Kush tha se jemi keq? Ja do të të bëj një rezonancë ose scaner cfare do? Më parë s’kishim fare nga këto. Pastaj shkova tek një pacient që më kishte kërkuar ca ilaçe të shtrenjta. Më bëri përshtypje se fiste ashpër. Më tha se si i kishte blere të gjitha ilaçet e kimioterapise në farmaci dhe vetem i bënte në spital ngaqë nuk lejohej te beheshin ne shtepi. E yakova dhe ja dhashë ilaçet. I mori pa hezitim fare. As më tha kuponi tatimor, as vrau mendjen për origjinën e ilaçit… -Bravo të qoftë për kurajon i thashë se këta të tjerët që kam takuar kanë frikë të marrin dhe ndihmat, duhen os eme koncesion ose me kupon tatimor më thoshin. -Rrofsh ti plako më tha, se siç e shikon këtu je tek pavioni Onkologjikut. Nuk e kemi hsumë të gjatë ndajse pjerdhim fare këtë qeveri.


