Nëna paralajmëron prindërit mbi rreziqet e puthjes së bebeve

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

amy-stinton

Një nënë po paralajmëron prindërit e tjerë mbi rreziqet potenciale të puthjes së bebeve, pasi e ka pësuar vetë me foshnjën e saj vetëm 14-muajsh. 30-vjeçarja Amy Stinton tregon se i është dashur ta shtrojë menjëherë në spital djalin e saj Oliver, pasi filluan t’i shfaqeshin flluska të dhimbshme në këmbë, kofshë, krahë dhe rreth buzëve, të gjitha këto vetëm për shkak të një puthjeje.

Pas kryerjes së analizave të nevojshme, djali rezultoi që ishte prekur nga herpesi i tipit 1, që mund të shkaktojë plagë në gojë, skuqje dhe temperaturë.

oliver-stinton

Tani ai është në gjendje të mirë shëndetësore, por virusin do ta ketë gjatë gjithë jetës së tij. Ky virus transmetohet zakonisht nëpërmjet gojës ose puthjeve.

Oliver ka vuajtur nga ekzema në moshë më të vogël, si pasojë e alergjisë që ai kishte nga qumështi, por nëna e tij vendosi ta çojë në spital kur gjendja e tij u përkeqësua. Mjekët i thanë se djali kishte një infeksion dhe e këshilluan të merrte një krem për këtë problem. Ditën tjetër simptomat e djalit u përkeqësuan dhe nëna u detyrua ta çojë sërish pranë mjekëve. Testet konfirmuan se ai ishte mbartës i Herpesit tipi 1, që është edhe shkaktari i flluskave rreth buzëve. Nëna e tij shprehet se ishte shumë e vështirë ta shihte të birin në atë gjendje, lëkura e tij çahej kur ai vraponte.

“Ishim me fat që e çuam pranë mjekëve në kohë. Nëse do të ishim vonuar, pasojat do të kishin qenë të mëdha, ndoshta mund të kishte vdekur”, thotë nëna e tij.

 

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?