Nëse keni probleme me ankthin ja ilaçi natyral

Çaj kamomil: Në një studim të Universitetit të Pensilvanisë, në Filadelfia, pacientët me ankth që pinë çaj kamomili për tetë javë kanë pasur rënie të konsiderueshme të ankthit krahasuar me pacientët që nuk kanë pirë çaj. Në qoftë se ndjeni ankth ose jeni në një moment delikat emocional, një filxhan çaji kamomil mund t’ju ndihmojë të qetësoheni. Disa nga përbërësit e kamomilit kanë të njëjta ndikime në tru si valiumi.

caj 67Çaji jeshil: hulumtimet tregojnë se çaji jeshil ndihmon të rregulluar rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut, nga disa studime të tjera ka dalë se gjithashtu redukton ankthin.

Livando: aroma dehëse (por e sigurt) e livandos (Lavandula hybrida) mund të veprpojë si një anti-inflamator. Në një studim, pacientët në një klinikë dentare ishin më pak të shqetësuar nëse në dhomën e pritjes ka aromë livando. Në një studim në Florida, studentët të cilët thithin aromë livando para një provim kanë më pak ankth.

Mbajeni frymën disa sekonda: për të luftuar ankthin praktikoni frymëmarrjen  4-7-8, nxirrni frymën tërësisht nëpërmjet gojës, pastaj thithni me hundë 4 herë. Mbani frymën për 7 sekonda dhe nxirreni  jashtë ngadalë duke numëruar deri në 8. Përsëriteni të paktën dy herë në ditë./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?