Nëse përdorni letrat e lagura për fytyrë, ja çfarë duhet të dini

Ilma Lamçe

Kur vjen puna te pastrimi i fytyrës, ka një shumëllojshmëri detergjentësh dhe mënyrash. Një prej tyre është edhe përdorimi i letrave të lagura. Ato janë shumë komode sidomos kur jemi në udhëtime apo pas një dite të lodhshme në punë.

Megjithatë duhet të keni disa gjëra parasysh sepse jemi duke folur për pastrimin e fytyrës. Pastrimi më i mirë është pastrimi me sapunë apo me detergjentë të cilët janë të përshtatur sipas llojit të lëkurës suaj. Pastrimi me letra të lagura nuk është i rekomanduar sepse ndonëse heqin pjesën më të madhe të make up-it, nuk mund ta pastrojnë tërësisht fytyrën.

Nëse do të shikoni fytyrën ajo nuk është plotësisht e pastër pas pastrimit me letra. Pastruesit e fytyrës dhe letrat e lagura përmbajnë të njëjtët përbërës, por me letrat e lagura ju anashkaloni një hap shumë të rëndësishëm – shpërlarjen me ujë. Për këtë arsye fytyra do të përmbajë akoma papastërti.

Duke mos e shpërlarë fytyrën me ujë, një pjesë e baktereve dhe papastërtive që mbeten në lëkurë bëhen shkak për irritime të mëtejshme. Kjo ndikon në çdo lloj lëkure, sidomos në fytyra me probleme si ato me ekzemë apo me akne. Duke përdorur letrat e lagura ju ushtroni forcë për të pastruar fytyrën, kjo bën që lëkura të irritohet.

Dermatologët këshillojnë që nëse jeni të detyruar t’i përdorni letrat e lagura, sigurohuni që të përdorni disa copë dhe jo vetëm një letër, në mënyrë që të largohet pjesa më e madhe e papastërtive. Menjëherë pas saj shpërlajeni fytyrën me ujë të pastër në mënyrë që të largoni bakteret dhe papastërtitë.

Postime të ngjashme

Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës
FOTO/  Kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve
Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore
Ngacmimi seksual dhe kultura e heshtjes