Nga mbresat e një konference infermierore

Mimoza Llavdaniti

“Në një spital mund  të kesh mjekët më të mirë, por pacienti nuk do të jetë kurrë i kënaqur nëse nuk ka vëmendjen maksimale të personelit infermieror” Alan Xhonson

Si qenie njerëzore ne përpiqemi vazhdimisht të kuptojmë botën që na rrethon. Njohuritë përfundimtare influencojnë sjelljen tonë dhe na ndihmojnë të çajmë rrugën e jetës e cila nuk është e lehtë për të qenë të suksesshëm në çdo fushë dhe aq më të rëndësishme si ajo e kujdesjeve infermierore.

Vlore, infermieret konferenca (1)Sot shkenca përparon me teknologji, literaturë dhe njohja e kësaj teknologjie kërkon domosdoshmërisht organizime seminaresh apo edhe konferenca. Por që këto të japin impakt pozitiv dhe auditori i përfshirë në të tilla organizime të jetë i vëmendshëm dhe të përfitojë njohuri, duhet medoemos që cilësia e punimeve të ketë në përmbajtje të rejat e shkencës.

Idetë dhe konceptet ndryshojnë nga një periudhë historike në një tjetër, nga një klasë shoqërore në tjetrën, nga kultura në kulturë. Fakti se sa mirë dikush i kupton, ndjek dhe përshtat nocionet e ndryshme që progresojnë, mund të shpjegojë diferencën midis suksesit dhe dështimit në organizimet që  ofrojnë  personat përgjegjës. Diferencat individuale në aftësitë dhe mjeshtritë shoqëruese janë një shqetësim qendror për ofruesit, sepse asgjë nuk mund të arrihet pa një personel të aftë. Një aftësi përfaqëson një karakteristikë të gjerë dhe të qëndrueshme, përgjegjëse për performancën maksimale të profesionistëve.

Auditori qetësisht si asnjëherë tjetër fokusonte në memorien e tij të prirur për përfitim punimet që shumë prej kolegëve të tyre i pasqyronin me ndjenjën e përgjegjësisë maksimale. Organizatorët e U.I.Sh. Vlorë kishin ditur të përzgjidhnin me kujdes esencialen, praktiken dhe ajo çka ishte më e rëndësishmja shkëmbimin e eksperiencave ndër vite. Infermieria e brezave të sotëm, e edukuar në nivele auditorësh dhe nivele masterash, ndryshe nga brezi i qindra profesionistësh që në themel të dijes kishin eksperiencën (e vjedhur) përqasin ide që i përshtaten zhvillimit të shkencës së mjekësisë.

Puna përgatitore dhe qasja me profesionistët me përvojë, afronte ndjesi të bashkëpunimit në këtë konferencë dhe kjo nuk ishte e para në llojin e saj, por një traditë që vazhdonte, duke pasur si qëllim kryesor rritjen e përgjegjshmërisë individuale dhe asaj profesionale si kusht kryesor për të qenë profesionistë me vlera njerëzore dhe intelektuale.

Vlore, infermieret konferenca (2)Infermieria si një prej partnerëve kryesorë dhe bashkudhëtare në lëmin e mjekësisë, pa diskutim që  kërkon përkushtim, dije, të cilat duhet të përvetësohen dhe nga ajo pjesë e infermierisë që kontributin e saj e ka të fokusuar në zonat më të largëta, sepse pikërisht dhe atje ka jetë ka nevojë për përkujdesje, ka nevojë për njohjet dhe të rejat e shkencës që fatmirësisht nuk janë të pakëta.

Dëshira për të mësuar ushqehet nga interesat personale, kurioziteti, aspiratat, imagjinata, eksperimentimi dhe riskimi. Duke pasur si qëllim këto principe, padiskutim që dhe rezultati do të jetë i nivelit të dëshiruar.

Jo pak i rëndësishëm në këtë konferencë ishte atributi dhe mbështetja e Dekanes së Fakultetit të Shëndetit Publik, Doc Aurela Saliaj, e  cila ka qenë promotorja e programeve në nivel masterash, e bashkëpunimit të pandërprerë dhe njëkohësisht me performancën e saj akademike ka mundësuar dhe kërkuar në vazhdimësi rritjen e cilësisë në stafin e profesionistëve.

Impakti pozitiv ishin jo vetëm punimet që kolegët prezantuan me saktësi dhe informacion të saktë, por apeli më kuptimplotë që bëri të lotojnë jo vetëm drejtuesit e U.I.Sh Vlorë, por gjithë  auditori, fjalët e një  veterani që me të drejtë gjithë qytetaria vlonjate e quan “Doktor Ismeti”, i cili me bisturi dhe duar të arta ka shërbyer në  sektorin e mikrokirurgjisë deri në vitin 1986, vit i cili përmbyll dhe bilancet profesionale në shërbimin spitalor. Përmes fjalëve dhe emocioneve, porosia që jepte vazhdimisht ishte: “vazhdoni të jeni të pakursyer në ndihmë të jetës, sepse vetë ndihma është dije profesionale”. Me fjalë që lanë mbresë pozitive ishin dhe shprehjet që dr. Odise Papa e quajti “shqiponjë që jeton gjatë dhe bën  folenë në çdo shkëmb”. Pra, infermieria e tashme në rrugën e gjatë të rritjes profesionale ka nevojë për të pasur dhe idhuj të tillë që çdo ditë të jetës së tyre e kanë vënë në shërbim të komunitetit. Po kësisoj gjatë vlerësimit të figurave shumë prej të cilëve njihnin aftësitë profesionale, ruanin në kujtesën e tyre  çaste mjaft të rëndësishme në shpëtimin e jetëve njerëzore. Dr. Idlir Kokalari thekson punën e palodhur, përkushtimin, por mbi të gjitha komunikimin brilant, të thjeshtë dhe  bindës me gjithë komunitetin vlonjat.

Puna e palodhur  e U.I.SH dhe veçanërisht e presidentes  Juljana  Xhindoli, duke mos reshtur për asnjë çast, për ta përfaqësuar infermierinë në nivele bashkëkohore dhe për të ndërgjegjësuar se infermieria është dhe do të ngelet kurdoherë pjesë e integruar për një shëndet cilësor. Ndaj organizime që sjellin risi dhe modele të reja janë kurdoherë të efektshme, japin mesazhe informuese për të gjithë sektorët e infermierisë.

Postime të ngjashme

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?
Kur sëmundjes nuk i japim si terapi ilaçin, por betonin
Si 2025 mund të jetë një vit kyç përparimi për industrinë farmaceutike
Hulumtimet e fundit mbi viruset duhet të ngrenë alarmin, shkencëtarët po na vënë në rrezik
Çfarë është mjekësia e personalizuar?
Nuk ka diskutim: dhuna ndikon në shëndet dhe mirëqenie
Sistemi shëndetësor/ Rama si macja që fajson minjtë pse hëngrën djathin, dhe nginjet me të tërën
Mjeku Aliahmeti: Oksid etileni në akullore do të thotë të helmosh me duart e tua fëmijët!