Nga obez në model! Shikoni transformimin e 30-vjeçarit pasi humbi 45 kg

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

daniel

Një 30-vjeçar, i cili kishte vënë aq më shumë kile sa nuk mund të shihte aq këmbët e tij, vendosi të marrë një kthesë në jetën e tij, që e transformoi nga obez në një model dhe instruktor palestre.

Daniel Wheeler arriti 139 kg në vitin 2010 pasi hante pa pushim. Një ditë, tek po lahej, kuptoi për herë të parë se ishte aq mbipeshë sa nuk mund të shihte as këmbët e tij. Nga ky moment ai vendosi që të bëjë një kthesë në jetën e tij dhe i vuri qëllim vetes që brenda tri viteve të ishte në kopertinën e revistës Men’s Fitness.daniel1

“Kam qenë që fëmijë bullafiq, por jo aq mbipeshë. Nga mosha 14 deri në 19 vjeç kisha shumë mosmarrëveshje me mamanë, prandaj vendosa të largohem nga shtëpia në moshën 19 vjeç”, tregon Daniel.

“Isha i pastrehë për rreth dy javë, jetoja në makinë derisa gjeta një vend për t’u strehuar. Në atë moment fillova të ha pa pushim.

Isha 139 kg kur kuptova se duhet të bëja disa ndryshime serioze në jetë, isha i pashëndetshëm, i palumtur dhe i mërzitur me jetën. Isha ndarë gjithashtu së fundmi me të dashurën, që e kam pasur prej gjashtë vitesh”.

Edhe pse shumë njerëz i thanë Danielit që i kishte vënë vetes një qëllim të parealizueshëm, ai arriti të realizojë ëndrrën e tij brenda dy viteve.

Hapi i parë ishte të ulte numrin e kalorive që konsumonte nga ushqimet e shpejta dhe të pashëndetshme. Më parë ai hante në pjesën më të madhe të ditës pica, patatina dhe pinte 2 litra kola.

Ndërsa më vonë filloi të hante vakte të shëndetshme dhe të lehta; hante më shpesh dhe në racione më të vogla.

revista Men's FitnessDaniel filloi gjithashtu të bënte ushtrime fizike dhe për dy vite arriti të humbiste 45 kg.

“Në nëntor 2012, pak më parë se e kisha planifikuar, isha në kopertinën e Men’s Fitness. E arrita qëllimin tim dhe arrita të vërtetoj se shumë njerëz e kishin gabim”.

“Më e rëndësishmja, isha i shëndetshëm, i lumtur, i motivuar dhe plot me energji. I ndryshova krejtësisht si shëndetin ashtu edhe jetën” përfundon ai.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?