Nga reduktimi i celulitit deri tek pastrimi i shtëpisë: shikoni përdorimet alternative të kafes

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Kafja është një nga produktet më të përdorura për konsum nga njerëzit. Përveç se ju rrit nivelin e energjisë, kafja mund të përdoret edhe në disa mënyra alternative.

Ja disa nga përdorimet alternative të kafes:

kafe celulitRedukton celulitin: skrabi me kafe, kripë dhe vaj ulliri është mënyra më e mirë alternative që përmirëson qarkullimin e gjakut, rrit prodhimin e kolagjenit dhe për pasojë redukton celulitin.

Rigjallëron flokët: përdorni llumin e kafes (pa sheqer) për të masazhuar skalpin e kokës. Kjo mënyrë shërben për të reduktuar zbokthin, i fal volum flokëve dhe ju fal atyre shkëlqim.

Krem kundër rrathëve të errët të syve: formoni një pastë me 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle kafe. Aplikojeni pastën nën sy dhe mbajeni për 10 minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. Kjo është një metodë shumë efektive në reduktimin e qarqeve të errët të syve.

Redukton erën e keqe: nëse doni të reduktoni erën e keqe të dollapit të këpucëve apo të frigoriferit, vendosni një kavanoz qelqi të hapur dhe ai do të neutralizojë aromat e këqija.

Pastrues: nëse doni të pastroni xhamin e sobës nga yndyrnat, në sfungjer hidhni kafe dhe rezultati do të jetë i shkëlqyer.

Burimi: Daily Health Post

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO