Ngadalësoni procesin e plakjes, sigurisht me mënyra natyrale

Ka disa këshilla të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë shumë në lidhje me procesin e plakjes, si ta shtyni atë sa më shumë:

plakjeRrëzoni disa kile: kilet e tepërta shtojnë rrezikun e diabetit, kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, si dhe ju marrin deri në 12 vjet nga jeta juaj. Kështu që synoni të qëndroni në një peshë që është e shëndetshme për ju.

Konsumoni lëngje disa herë në ditë: dehidratimi mund të dëmtojë organet, dobësojë sistemin imunitar dhe të rrisë rrezikun e disa lloje kanceresh.

Reduktoni stresin: stresi është një nga shkaktarët kryesorë të shfaqjes së rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes. Në një studim të vitit 2012, hulumtuesit austriakë zbuluan se tensioni lidhet me dëmtimin e ADN-së në qelizat tona. Praktikoni joga, lutuni, meditoni ose qetësohuni në dush.

Lexoni sa më shumë: duke lexuar vazhdimisht, do të zgjasni jetën, sipas një studimi botuar në revistën “Punët e Shëndetësisë”. Në këtë mënyrë do të jeni të informuar se si të jetoni një jetë të shëndetshme. Do të keni qasje më të madhe ndaj kujdesit të mirë shëndetësor dhe sigurimit./ Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?