Ngjyra e buzëve, ja çfarë tregon për shëndetin!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

ngjyra e buzeveA keni dëgjuar ndonjëherë t’ju thonë se goja është dera për shëndetin tuaj? Në të vërtetë, ngjyra natyrale e buzëve reflekton atë që po ndodh në trupin tuaj dhe për këtë arsye është tregues i sigurt i shëndetit! Buzët ndryshojnë me moshën dhe kohën. Ne të gjithë mund të kemi buzë të thata dhe të plasaritura gjatë dimrit ndonjëherë, por buzët e thata ose të çara mund të jetë shenjë e diçkaje serioze që po i ndodh trupit. Kur jeni të rinj, buzët kanë një ngjyrë të bukur, por me kalimin e moshës, ngjyra e buzëve mund të bëhet më e zbehtë dhe buzët më të holla.

Nësë buzët tuaja kanë ngjyrë të zbehtë, afër të bardhës apo gri tregon se jeni anemikë. Duhet të konsumoni ushqime të pasura me hekur (brokuoli, mish të kuq, hurma arabe). Gjithashtu tregojnë probleme me stomakun dhe sistemin e tretjes, prandaj dueht ët konsumoni: qershi, ananas, mango.

Buzë të kuqe: lidhen me frymën e keqe. Duhet tw konsumoni mjaltë, kastraveca dhe çajra të ndryshëm. Mos flini asnjëherë pas orës 11 në darkë dhe mos u stresoni.

Jeshile e zbehtë: këtë ngjyrë të buzëve mund ta keni përgjatë dimrit. Kjo tregon se mund të keni probleme me zemrën ose sistemin e frymëmarrjes. Në këtë rast këshillohet të konsultoheni me një mjek, i cili mund t’ju japë këshilla profesionale.

Kur buzët tuaja janë e kuqe e fortë gati në të zezë: keni probleme me tretjen. Përpiquni të konsumoni ushqime të lehta për t’u tretur. Patate të ëmbla, limon, supë.

Burimi: http://www.healthysuite.net/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?