Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Të gjithë thonë se sytë janë dritare për të pasyruar shpirtin. Shikoni sytë e një personi dhe mund të kuptoni shumë mbi ndjenjat, emocionet dhe humorin e tij. Sytë mund të jetë të ngrohtë të ndritshëm, apo të ftohtë dhe të humbur. Por a e dini se ngjyra e syve është më shumë se sa vetëm një faktor bukurie në jetën e një personi? A e dini se ngjyra e syve mund të tregojë shumë për ju dhe personalitetit tuaj? Ja shpjegimi:
Sytë e zinj: Një nga gjërat më të habitshme në lidhje me sytë ngjyrë të zezë është se janë shumë të rralla. Ajo që ne shohim dhe e quajmë si “sy të zinj” janë në fakt vetëm sy shumë të errët ngjyrë kafe. Ngjyra e zezë e errët ose e zezë, është e lidhur shpesh me natën, misterin dhe intuitën. Njerëzit me sy të zinj janë shumë të besueshëm dhe të përgjegjshëm. Ata janë të fshehtë dhe kurrë nuk i ndajnë sekretet me të gjithë. Janë të gatshëm për të filluar miqësi dhe të bien në dashuri, por, kur e bëjnë këtë, janë besnikë deri në fund. Ata janë jashtëzakonisht punëtorë dhe praktikë.
Sytë kaf: Ngjyra më e zakonshme e syve në botë është ngjyrë kafe. Kur themi kafe, ne flasim për ngjyrën kafe të mesme, jo shumë të errët. Njerëzit me sy ngjyrë kafe janë tërheqës dhe të sigurt. Kjo është një ngjyrë e fortë dhe e pasur, e cila lidhet me tokën dhe në këtë mënyrë, gjëra të tilla si thjeshtësi, krijimtari dhe pozitivitet mund t’i gjeni gjithmonë tek njerëz që kanë sy të tillë kafe. Ata janë të pavarur, të sjellshëm, të kujdesshëm dhe falin dashuri duke bërë miq të rinj. Ata janë zakonisht njerëz të lumtur dhe janë të afërt me të gjitha gjërat natyrës.
Sytë lajthi: janë një përzierje e bukur e kafes dhe jeshiles. Elegant është fjala e parë që është e lidhur me njerëzit me sy lajthi. Ata janë shumë spontanë dhe gjithmonë gati për një aventurë të momentit. Të shkojnë me rrjedhën dhe të përshtaten lehtësisht në çdo situatë është padyshim pika e fortë e tyre. Ata janë njerëz të guximshëm dhe inkurajojnë diversitetin. Këta njerëz kanë tendencë të mërziten nga monotonia shumë lehtë. Ata duan të provojnë gjëra të reja. Bukuria e tyre shpesh tërheq drejt tyre shumë njerëz me sy të kaltër, por marrëdhëniet e tyre nuk mund të zgjasin shumë.
Sytë gri: Siç thonë, jeta nuk është vetëm bardh e zi, por ka hije të ndryshme të grisë. Në mënyrë të ngjashme, njerëzit me sy gri janë të lindur për të qenë dominant dhe udhëheqës. Urtësia dhe butësia janë disa nga atributet më të rëndësishme që ata posedojnë. Ata e marrin dashurinë dhe romancën shumë seriozisht, janë krijues, imagjinativë dhe fleksibël në qëndrimin e tyre – të 3 cilësitë që çdo udhëheqës i madh posedon.
Sytë e gjelbër: gjelbërimi është gjithmonë frymë e ajrit të freskët dhe përtëritjes. Pra natyrisht, njerëzit me sytë e gjelbër janë si një shpërthim i erërave të forta dhe të freskëta. Ata gjithmonë kanë një mister dhe enigmë rreth tyre dhe një vështrim nga persona me sy të gjelbër, mund të bëjë që ju të humbni në to brenda disa sekondash. Inteligjentë dhe gjithmonë kuriozë, njerëzit me sy të gjelbër janë gjithmonë të parët që interesohen në diçka të re. Ata kanë zell të pabesueshëm dhe gjallëri për jetën. Këta njerëz janë të pasionuar për shumë gjëra.
Sytë blu: sytë blu janë ngjyra më e dëshiruar në botë. Paqësorë, të zgjuar, të sjellshëm dhe të plotë, njerëzit me sy blu kanë marrëdhënie të qëndrueshme dhe janë shumë energjikë. Por, tipar më i shquar në mesin e tyre është dëshira e natyrshme për të bërë njerëzit e tjerë të lumtur. Kjo karakteristikë është shumë e rrallë dhe kjo është ajo që e bën personin sykaltër kaq tërheqës për ne. Ata janë shumë të etur për të vëzhguar gjëra, janë ekstroverts dhe gjithmonë të lumtur e me fat.
Burimi: checkingthehealth.com/http://shëndeti.com.al


