Nipi dhe gjyshja në luftë me kancerin

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Një 2-vjeçar dhe gjyshja e tij po luftojnë me kancerin. Quinn Martin dhe gjyshja e tij Elaine Downie u diagnostifikuan të dy me kancer brenda 10 ditësh, në të njëjtin spital. Ata po e luftojnë bashkë kancerin, duke qenë se të dy i janë nënshtruar cikleve rraskapitëse të kimioterapisë.Elaine Downie_Quinn Martin

2-vjeçari u diagnostifikua me kancer më 28 shtator. Ai ankohej shpesh tek nëna se ndihej i lodhur, ndërsa filluan të shfaqeshin plagë dhe të nxira në këmbë.  Nëna e dërgoi në spital, pasi mendonte se ishte ndonjë inflamacion.

Disa ditë më vonë, nëna e tij mori një telefonatë teksa djali po luante, ku i thanë se ai ndihej shumë keq dhe duhej dërguar në spital. Testi i gjakut nxori se ai kishte leucemi.

Ndërkohë gjyshja 49-vjeçare kishte shfaqur simptoma shqetësuese te gjiri. Ajo u vizitua në të njëjtin spital dhe testet treguan se kishte kancer gjiri dhe duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale të menjëhershme.

Edhe pse dhimbja është e dyfishtë, nipi dhe gjyshja do t’ia arrijnë ta mbyllin këtë kapitull të vështirë me ndihmën dhe dashurinë e njëri-tjetrit.

“Nipi im i dashur po më mëson si të mbijetoj” shprehet Elaine.

Kjo foto e nipit me gjyshen ka prekur zemra e mijëra njerëzve.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?