Google fton femrat të shprehin ëndrrat

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Është e vështirë të kesh ëndrra apo aspirata të mëdha kur pjesa më e madhe prej nesh mezi ia dalin gjatë ditës. Këtë ka trajtuar si temë kryesore Google doodle në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ekipi i doodle-it vizitoi 13 shtete dhe u kërkoi 300 grave dhe vajzave të tregojnë ëndrrat duke plotësuar fjalinë “Një ditë do të…”

Rezultati është një video e animuar që tregon një sërë mundësish: Vajza, nëna dhe gjyshe që ëndërrojnë të kenë restorantin e tyre, të jenë volejbolliste profesioniste, të shikojnë unaza Saturni, të bëhen nëna. Jane Goodall, primatologjiste, Malala Yousafzai fituese e Çmimit Nobel dhe aktivistja Muzoon Almellehan janë shembuj se i keni të gjitha mundësitë për të plotësuar ëndrrat.

Në video reflektohen synimet e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, e cila më shumë është festë e arritjeve të grave nga e shkuara në të tashmen. Është një thirrje për të vepruar, e përkrahur nga Kombet e Bashkuara, që të rritet barazia gjinore në të gjitha cepat e botës.

Në faqen kryesore të Google do të shfaqet videoja e animuar që nderon gratë që kanë lënë gjurmë në shkencë, për të drejtat e njeriut, në gazetari e në fusha të tjera. Ndërkohë që femrat flasin në gjuhën e tyre të nënës, shfaqen animacionet që ua bëjnë ëndrrën realitet. Ekipi i doodle vendosi të mos përdorë titra, në mënyrë që ilustrimet të jenë gjuha universale.

Shumë femra “Një ditë do të…” i frymëzoi të ëndërrojnë të jetojnë në një botë pa varfëri, ku të gjithë kanë mundësi të barabarta, thotë Lydia Nichols, ilustruesja e doodle-it. Për disa të tjerë fraza i frymëzoi femrat të bëjnë aktivitete për veten si për shembull të shëtisin botën, të jetojnë në ishull apo të bëjnë hedhje me parashutë.

Ekipi i doodle shpreson që videoja të frymëzojë të tjera femra që të plotësojnë fjalinë “Një ditë do të…”. Mendimet tuaja mund t’i shpërndani në mediat sociale duke përdorur hashtag-un #onedayiwill.

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj