Një dush i ngrohtë para gjumit, ja pse është i nevojshëm!

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Një dush i ngrohtë në mëngjes mund t’ju zgjojë nga gjumi dhe rrit kreativitetin, sugjerojnë disa studime. Por, nëse doni të bëni një gjumë më të rehatshëm, larja para se të flini mund të jetë më e dobishme.

Ekspertët thonë se ka të dhëna që tregojnë se dushi në darkë mund t’ju ndihmojë të flini, nëse keni probleme me gjumin.

Truku kryesor është që mos të laheni shumë vonë.

“Nuk duhet të nxehni trupin pak para se të shkoni në shtrat”, thotë dr. Dianne Augelli, Tek Qendra Mjekësore e Gjumit në Nju Jork. Kjo sepse temperatura e trupit luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e ritmit kardiak, që përcakton kur duhet të flemë apo zgjohemi. Gjatë ditës, temperatura e trupit rritet në mënyrë natyrale deri pasdite vonë, kur bën kthesë dhe fillon të bjerë.

“Rënia e temperaturës është një shenjë që tregon se ka ardhur orari i gjumit, prandaj, nëse e ndërprisni këtë proces, do ta keni të vështirë të flini”.

Larja herët në mbrëmje i jep trupit mundësinë që të qetësohet dhe të bëni një gjumë të rehatshëm.

Është mire që të laheni rreth 2 orë para orarit të gjumit. Kjo sepse gjatë kohës që shtriheni në shtrat, trupi qetësohet, thahet dhe përgatitet për gjumë.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?